Britanikët për vaksinën/Ta provojnë një herë politikanët! 

11/11/2020 10:43
A bus is seen passing underneath Union Jack flags and banners with a message reading "Thank you #ourheroes" in Oxford Street, following the outbreak of the coronavirus disease (COVID-19), London, Britain, June 11, 2020. REUTERS/Toby Melville TPX IMAGES OF THE DAY

Mbretëria e Bashkuar i tha “Po” vaksinës së Pfizerit. Tre të katërtat e britanikëve thonë se janë të gatshëm ta provojnë, përfshirë dhe mjaft të moshuar.

Vetëm 7% ishin kategoritë se nuk do ta fusin në trup në asnjë rrethanë. Shumë e kanë konsideruar lajmin më të mirë të vitit, e ndoshta po aq domethënës sa rënia e perdes së hekurt.

E megjithatë, katër britanikë në dhjetë duan garanci për sigurinë e saj, e për këtë, thonë se të parët duhet të vaksinohen politikanët. Britania ka porositur 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, e cila I solli shpresë botës kur të hënën u dalin brenda disa ditësh.

Sir John Bell, profesor i mjekësisë në universitetin e Oksordit, u shpreh optimist se në këtë mënyrë, mund të kemi një rikthim të jetës në normalitet nga pranvera, nëse këto përpjekje do të jenë të suksseshme.  njoftua se ishte 90% efikase në parandalimin e virusit. Rezultatet e një tjetër vaksine në fazën e fundit të përgatitjeve, asaj të Oxfordit dhe AstraZeneca, pritet të japin rezultat.

Top Channel