Situata në Francë/ Covid-19, më shumë se 400 viktima dhe mbi 22 mijë raste të reja

11/11/2020 10:52

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 466 persona për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 22.180 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 1.829.659.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në vend kanë humbur jetën në spitale 466 persona dhe 754 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 4 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 42.207.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 31.500 persona, prej të cilëve 4.750 në kujdesin intensiv, ndërkohë që me 2.185 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 131.920.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 19.6 përqind.

Top Channel