Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara i hodhi poshtë përpjekjet e yllit të popit, 38-vjeçares Britney Spears për t’i hequr të atit kontrollin e pasurisë së saj.

Jamie Spears ka qenë kujdestari ligjor i vajzës së tij për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve që rrethojnë shëndetin e saj mendor. Avokatja e  Spears tha se ajo ishte e frikësuar nga i ati dhe se nuk do të ngjitet më në skenë për sa kohë ai vazhdon të luajë këtë rol. Nga ana tjetër, avokati i babait të këngëtares këmbëngul se Jamie gjithmonë ka vepruar në interes të së bijës.

Gjykatësja tha se do t’i marrë parasysh ankesat e ardhshme për shkarkimin ose largimin e tij të plotë. Ndërkohë, me kërkesë të vetë Britney-t, kompania financiare Bessemer Trust do të ketë kujdestari të përbashkët me babanë e këngëtares. Britney thotë se me të atin nuk flasin prej një kohe të gjatë. Ekipi i juristëve te tij pretendojnë se kur Jamie e mori këtë pozicion, vajza e tij luftonte me humbje milionadollarëshe nëpër procese gjyqësore, por pas ndërhyrjes qe ai beri, sot biznesi i saj vlen 60 milionë dollarë.

Beteja ligjore u zhvillua në sfondin e lëvizjes “Free Britney” -, nismë e një grupi adhuruesish, të cilët besojnë se Spears po mbahet e burgosur nga babai i saj dhe të tjerë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel