“Ibracadabra” në film! Dy aktorë shqiptarë në projekt

11/11/2020 13:40

Dy aktorë shqiptarë do të interpretojnë rolin e Zllatan Ibrahimovic në filmin që do t’i kushtohet legjendës së futbollit suedez, një prej lojtarëve më të njohur në dekadat e fundit.

Historia e karrierës së futbollistit me origjinë boshnjake së shpejti do të përjetohet në ekran. Bazuar në biografinë e tij, “Unë, Ibra”, një film artistik është në prodhim e sipër dhe do të tregojë Ibrahimovic gjatë etapave të ndryshme të jetës së tij, falë edhe shkrimeve të gazetarit David Lagertkrantz që ndihmoi bomberin të shkruante librin.

Filmi eksploron jetën e hershme të Zlatan në periferi të Rosengaard në qytetin e Malmo dhe se si futbolli ndryshoi në mënyrë dramatike jetën e tij. Mes kastit të filmit, dy aktorë janë projektuar për rolin e Ibrahimovic. Dominic Bajraktari Andersson do të luajë një Zlatan 11 deri në 13 vjeç, ndërsa Granit Rushiti do të luajë një Zlatan më të vjetër 17 deri 23 vjeç.

Dokumentari parashikon episode prekëse me jetën e babait të alkoolizuar boshnjak, dhe nënën kroate Jurka, e cila punoi jashtëzakonisht shumë për të rritur Zlatan dhe vëllezërit e motrat e tij.

Top Channel