Landfilli ka një kapacitet total pritjeje prej 1 milionë tonësh dhe sot që flasim janë depozituar mbi 250 mijë ton. Tarifa është 1035 lekë për ton me TVSH. Jetëgjatësia e veprës është llogaritur për 20-25 vite.

Top Story, nuk u lejua të xhirojë brenda landfillit nga kompania që e menaxhon Becker-Albania. Kjo duket se lidhet me problematikat e shumta aty.

Nëse i referohemi dokumentit të planit kombëtar sektorial të menaxhimit të mbetjeve, shohim se ujrat e ndotur nuk trajtohen. Aty thuhet se shpesh uji kullues pompohet mbi mbetje. Por, në lejen mjedisore që kompania posedon, ndryshe nga sa konstatohet në planin kombëtar, thuhet se uji trajtohet përmes osmozës inverse, gjë e cila nuk është e vërtetë.

Po ashtu, nga kompania menaxhuese nuk është specifikuar asnjë substancë ndotëse por thjesht deklaron se monitorimi do të konsistojë në shkarkimet në ajër, ujë, tokë të ndonjërit prej ndotësve. Operatori deklaron se do të kryejë monitorimin e shkarkimit të ujrave çdo 3 muaj sipas detyrimit, por nuk gjenden të listuar parametrat e kërkuara. Në raportin e vetëmonitorimit nuk gjenden të listuar parametrat e nivelit të metaleve në ujrat sipërfaqësorë që janë ndër ndotësit më të rrezikshëm.

Emisioni i plotë:

Top Channel