Kjo që shihni është fusha e vjetër e grumbullimit të mbetjeve në periferi të Elbasanit. Pamjet i përkasin vitit 2016. Nga malet me plehra emëtoheshin sasi të mëdha tymi toksik.

Ashtu si në Sharrë, edhe aty gjithçka ishte jashtë çdo kriteri mjedisor. Bashkia e Elbasanit shpalli aso kohe gjendjen e emergjencës mjedisore.
Sot, aty nuk kemi një fushë me mbetje, por një hapësirë të gjelbëruar.

Rehabilitimi i fushës së vjetër të mbetjeve në Elbasan u realizua së bashku me impiantin e trajtimit në Fushë Mbret. Në fund të dhjetorit të vitit 2016, kompania koncesionare “Albtek Energy” ka përfunduar punimet e inceneratorit që është vënë në punë në fillim të vitit 2017.

“Ketu kemi të bëjmë me një kontratë PPP, kostoja, përfshi infrastrkturën ka shkuar 21.6 mln euro, ktu përfshihet mirëmbajtja operimi në 6 vite” u shpreh Enea Murataj drejtor i inceneratorit të Elbasanit.

Emisioni i plotë:

Top Channel