Propozimi me 6 pika i Gjermanisë: Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa vendime brenda Unionit me shumicë të kualifikuar
“Mendoj se është një turp. Nuk di si ta them ndryshe këtë. Mendoj se kjo nuk do ta ndihmojë aspak trashëgiminë e presidentit”.
Kështu u shpreh presidenti i zgjedhur, Joe Biden për refuzimin e Donald Trump që të pranojë humbjen në garë. I pyetur nëse ka një plan në rast se administrata Trump nuk bashkëpunon në tranzicionin e pushtetit, Biden tha:
Do të ishte e këndshme të kishim një tranzicion normal, por jo e domosdoshme. Biden tha se ekipi i tij nuk kishte planifikuar asnjë aksion ligjor për momentin. Administrata Trump nuk e ka miratuar procesin e tranzicionit ç’ka do të thotë se ekipi i Biden nuk ka mundur ende të ketë akses tek informacionet sensitive.
Biden tha ndërkohë se kishte biseduar tashmë me gjashtë liderë botërore dhe u kishte bërë të ditur atyre se Amerika është rikthyer. Ne do të kthehemi në lojë – tha ai, duke i quajtur bisedat shumë të gjera dhe energjike. Më herët, sekretari i shtetit Mike Pompeo, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve në një konferencë për shtyp, për tranzicionin e pushtetit. Ai tha se do të ketë një tranzicion normal më 20 janar në një administratë të dytë Trump.
Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, folën nga Delaueri për atë që njihet si Obamacare, reformën e kujdesit shëndetësor që i garantoi mbulim me sigurime shëndetësore miliona amerikanëve. Sipas tyre, Obamacare është ligji për të cilin çdo amerikan duhet të jetë krenar.
Top Channel