Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyen se përse mbyllja e vendit duke nisur nga sot do të jetë 22:00-06:00 në konferencën për shtyp të mbajtur bashkë me gazetarët.

Ai theksoi se party-t janë kthyer në vatra të rrezikshme të COVID-it, ku të rinjtë nuk respektojnë asnjë rregull për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Ai ironizoi se çfarë ndodh aktualisht nëpër party-t që ndodhin duke përmendur se të rinjtë po shkojnë në party me covidin e më pas ia cojnë gjyshërve.

“Ne do bëjmë çmos që të mos mbyllemi që të kthehemi në valët shtrënguese, bëjnë mirë që të gjithë të respektojnë rregullat dhe ta mendojnë mirë thyerjen se pastaj vijmë tek mbyllja e madhe se kur të gjithë kanë plagën e covidit ne kemi edhe atë të  tërmetit. Në klube është të shkosh në t me Covidin, hajde bëjmë party me covidin, futet edhe covidi në koktejin përkatës edhe covidi ju puth të dyve bashkë me PPP e ia çon covidin gjyshërve në shtëpi”, ironizoi Rama.

Top Channel