​Zbulohen detajet e fundit/ Juventusi po planifikon një shkëmbim të madh! Neymar në vend të Ronaldo-s?

11/11/2020 09:22

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme se gjiganti italian, Juventus po planifikon që të largojë nga skuadra Cristiano Ronaldo-n, në afatin kalimtar veror të vitit te ardhshëm.

Sipas “Tuttomercatoweb”, “Zonja e Vjetër” po planifikon që t’i propozojë klubit francez, Paris-Saint-Germain një shkëmbim me brazilianin Neymar.

Të dy lojtarët kanë një kontratë të njëjtë me klubet e tyre respektive që përfundon në vitit 2022. Ideja e “Bianconerëve” është që të marrin para cash nga shitja e ylli portugez, para përfundimit të kontratës së tij në “Alianz Arena”

Top Channel