‘Publikohen vetëm testet e bëra në shtet’/ Rama: Rastet pozitive me covid janë në total, shtet dhe privat

11/11/2020 13:08

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një konference me mediat është ka folur rreth numrit të testimeve në vendin tonë, duke thënë se bëhen publike vetëm rastet kur kryhen në shtet, pa llogaritur rastet e spitaleve private.

Nga ana tjetër Rama është shprehur se për sa u përket numrit të infektimeve merren të gjitha bashkë, rezultatet e dala në shtet dhe në ato spitalet private.

“Testet janë vetëm në shtet të deklaruara. Ndërsa rastet pozitive janë edhe nga shteti edhe nga privati. S’më ka shkuar në mendje ti them komitetit Teknik, që të nxjerrin edhe numrin e testeve që bëhen në privat. Kanë rënë dakord por kanë thënë se nuk është momenti për të bërë këtë. Ekspertët janë të rangut ndërkombëtar absolut”

Top Channel