“Historia e botës s’e ka parë që…”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë 14/09 13:12
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challendes, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.”, thuhet në njoftimin e FFK-së
Top Channel