E kërkon Eintracht! Bundesliga, Mustafi pranë kthimit

11/11/2020 13:50

Paraqitjet zhgënjyese në prapavijën e Arsenalit dhe konkurrenca e shtuar në kampin e skuadrës së Premier Ligës po shtyjnë mbrojtësin e kombëtares gjermane të futbollit, Shkodran Mustafi të gjejë zgjidhje alternative.

Mbrojtësi energjik me origjinë shqiptare mund të largohet në merkaton e janarit nga skuadra e trajnerit Mikel Arteta për t’u rikthyer në Gjermani.

Futbollisti nga Gostivari po kërkohet nga Eintracht Frankfurti që është i gatshëm të bëjë ofertë zyrtare për mbrojtësin shqiptar, që pas impaktit pozitiv në sezonin e parë, ka vuajtur oshilacione. Shkodran Mustafi, 28 vjeç nuk ka shumë hapësira te skuadra londineze dhe largimi i tij në merkaton e dimrit ka shumë gjasa të ndodhë sipas agjentëve të lojtarit.

Mustafi ka patur dhe më parë eksperiencë në Bundesligën, me fanellën e Hamburgut, për të kaluar më pas te skuadrat si, Evertoni, Sampdoria, Valencia, dhe së fundmi te The Gunners. Transfermarkt bën të ditur se mbrojtësi shqiptar ka një vlerë rreth 12 milionë euro, mirëpo Arsenali mund të mos e lejojë largimin e tij për së paku 20 milionë.

Top Channel