Çanta, artikuj ushqimorë dhe celularë/ Vjedhje në Vlorë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

11/11/2020 13:01

Janë kapur dhe vënë në pranga në Vlorë, dy shtetas të shpallur në kërkim, autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme.

Bëhet fjalë për R. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh dhe Xh. A.(K), 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi R. B. ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.10.2020, ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular dhe një shumë parash.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera: më datë 26.10.2020 ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular, sende personale dhe një shumë parash; më datë 09.10.2020, ka vjedhur disa artikuj ushqimorë në oborrin e një banese.

Po kështu, shtetasi Xh. A.(K.) ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 31.10.2020, ka tentuar të vjedhë në një lokal.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2020, në lokalin e një shtetasi, ku ka vjedhur një shumë parash, një televizor dhe pije të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel