Foto ilustruese

Gjirokastër  –  E. C., 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, është arrestuar nga policia për shkak se është kapur me kokainë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel