Florian Marku kthehet fuqishëm në ring, fitore që në raundin e parë

11/11/2020 13:52

Mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda që Florian Marku të mposhte kundërshtarin anglez Muma Muimba, në sfidën e boksit të zhvilluar në Britaninë e Madhe, mbrëmjen e të martës.

Boksieri shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të shpeshta.

Marku e hodhi dy herë në tapet rivalin, por ai e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë. Marku merr kështu fitoren e 7 në 7 ndeshje.

Ky ishte meçi i parë për Mweemba pas një pauzeje dy-vjeçare, teksa në ndeshjen e fundit kishte pësuar një humbje shokuese nga një boksier të cilin është dashur ta mposhte për të ndërtuar karrierë solide në boks.

Top Channel