Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministrja Ogerta Manastirliu në deklaratën e mbajtur ditën e sotme bashkë me kryeministrin Rama u shpreh se deri në dhjetor do të krijohet flota anti-covid me 36 autoambulanca.

Ato do të jenë vetëm për qytetarët që kërkojnë shërbime në lidhje me koronavirusin dhe pacientët e prekur me COVID-19 që janë në shtëpi.

“Mënyra e menaxhimit në terren të rastet që kanë nevojë do të jenë 36 autoambulanca të mirë pajisura deri në fund të dhjetorit, flota anti-covid me ekipe të specializuara, asistentë në familje. Ato do të jenë akoma më shpejt se mesatarja, 19 minuta  për transferimet në spital dhe të mund tu përgjigjen flukseve në rritje. Me masat që kemi marra që janë të intensitetit mesatar që vendosen sot, por edhe masat e marra më parë siç është distancimi, mbajtja e maskës në publik do të mundemi ta mbajmë të kufizuar përhapjen e Covid19”, tha Manastirliu.

Top Channel