4 vetëvrasje për shkak të Covid/ Rama: Botërisht e paralajmëruar, ndodhin edhe në vendet e BE e SHBA

11/11/2020 11:30

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një bashkëbisedimi me gazetarët ka folur rreth kryerjes së vetëvrasjeve të katër pacientëve me covid-19.

Sipas Ramës, ky është një fenomen negativ që po ndodh në të gjithë botën. Ai ka shtuar se vetëvrasje ka pasur në Gjermani, Itali, Britani të Madhe, në SHBA e shumë vende të tjera, madje sipas tij ka pasur raste edhe kur personeli mjekësor ka kryer aktin ekstrem të vetëvrasjes.

“Si mund të ngrihet teza që njerëzit vetëvriten se nuk ka kushte në spital. Për të parë se në fakt shifrat tregojnë botërisht atë që është paralajmëruar. 1 nga pasojat e futjes së këtij armiku në trupin e njeriut, është edhe nxitja për të vrarë veten. Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona. Edhe në Francë është rritur numri që lidhet me covid. U vetëvra trajneri i klubit të famshëm. Në Gjermani, Britani të Madhe, kanë kryer vetëvrasje. Në Britani ka pasur vetëvrasje të personelit mjekësor. 4 pacientë janë vetëvrarë në spitalet e Ukrainës. Në Kiev. Kanë përjetuar atë stres të tejskajshëm. Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje? Apo nga kushtet e këqija në spitalin e Qeverisë? Njëri thoshte se vetëvrasjet nxiten nga aparaturat që bëjnë shumë të oksigjenit pasi janë të vjetra. E kuptoni? Në SHBA në linjën e emergjencave në prill janë regjistruan mbi 1000% thirrje në urgjenca për shkak të infektimit me covid,. Janë vetëvrarë personel shëndetësor. Që në maj është paraparë rritja e vetëvrasjeve për shkak të infektimit me 32%, globalisht. Edhe në Poloni ka pasur vetëvrasje, edhe në Greqi ka pasur vetëvrasje.  Për shkak të infektimit me Covid.”

Top Channel