Një majmun të cilin shkenca nuk e njihte deri më tani, u zbulua së fundi në një zonë të thellë pyjore të Mianmarit.

Popa langur, që e merr emrin nga Mali Popa, u konsiderua diçka mjaft e rrallë dhe i magjepsi ekspertët. Por I gjithë entuziazmi që rrethoi këtë zbulim u zbeh pasi u mësua se kjo kafshë në fakt po shkon drejt zhdukjes dhe se gjithsej, ekziston vetëm rreth 200 të tilla. Langurët janë majmunë që ushqehen me gjethe dhe dallojnë për gëzofin gri ne jeshile e sytë të rrethuar me pulla të bardha. Ata kërcënohen seriozisht prej humbjes së habitatit dhe gjuetisë.

“Shtrirja e kësaj specieje të re ka qenë relativisht e madhe, por për shkak të aktivitetit njerëzor, rritjes së numrit të fshatrave, zgjerimit të tokave bujqësore, habitati i saj po humbet. Kështu jemi në pikën që sot kanë mbetur vetëm katër popullata të tilla të cilat janë mjaft të izoluara. Më e madhja e tyre, e gjendur tek mali Popa numëron pak më shumë se 100 individë; grumbullimet e tjera janë shumë më të vogla”, tha Christian Roos, kërkues ne  German Primate Center

Gjatë dekadës së fundit, Mianmari i ka hapur dyer bashkëpunimit me shkencëtarët e huaj, e kjo bërë që të dalin në dritë disa specie të reja përfshirë këtu zvarranikë e amfibë. Por zbulimi I një gjitari të ri konsiderohet diçka mjaft e rrallë.

Top Channel