Top News – Nuk ka shumë që u zbulua/ Specia e re rrezikon zhdukjen
11/11/2020 12:16

Një majmun të cilin shkenca nuk e njihte deri më tani, u zbulua së fundi në një zonë të thellë pyjore të Mianmarit. Popa langur, që e merr emrin nga Mali Popa, u konsiderua diçka mjaft e rrallë dhe i magjepsi ekspertët. Por I gjithë entuziazmi që rrethoi këtë zbulim u zbeh pasi u mësua se kjo kafshë në fakt po shkon drejt zhdukjes dhe se gjithsej, ekziston vetëm rreth 200 të tilla. Langurët janë majmunë që ushqehen me gjethe dhe dallojnë për gëzofin gri ne jeshile e sytë të rrethuar me pulla të bardha. Ata kërcënohen seriozisht prej humbjes së habitatit dhe gjuetisë. “Shtrirja e kësaj specieje të re ka qenë relativisht e madhe, por për shkak të aktivitetit njerëzor, rritjes së numrit të fshatrave, zgjerimit të tokave bujqësore, habitati i saj po humbet. Kështu jemi në pikën që sot kanë mbetur vetëm katër popullata të tilla të cilat janë mjaft të izoluara. Më e madhja e tyre, e gjendur tek mali Popa numëron pak më shumë se 100 individë; grumbullimet e tjera janë shumë më të vogla”, tha Christian Roos, kërkues ne German Primate Center Gjatë dekadës së fundit, Mianmari i ka hapur dyer bashkëpunimit me shkencëtarët e huaj, e kjo bërë që të dalin në dritë disa specie të reja përfshirë këtu zvarranikë e amfibë. Por zbulimi I një gjitari të ri konsiderohet diçka mjaft e rrallë.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52