Më shumë se 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pas alarmeve të rreme për bomba në disa vende evropiane; ky është rasti më i fundit në një seri kërcënimesh dhe sulmesh kibernetike që kanë prekur supermarkete, banka gjaku, trafikun ajror dhe transmetues televizivë. Skocia, Irlanda Veriore dhe Republika e Irlandës njoftuan se shumë shkolla në këto vende morën gjithashtu një kërcënim të ngjashëm përmes emailit, por ai u klasifikua shpejt si i rremë dhe nuk shkaktoi ndërprerje të mësimit. Në Itali, shumë prindër u detyruan të lënë mënjanë cfarë po bënin dhe të nxitonin drejt dyerve të shkollave për të marrë fëmijët e tyre.