Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin më të madh të të burgosurve të kryer ndonjëherë, pas dy ditësh bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dabi, deklaroi të mërkurën për gazetarët i dërguari amerikan Jared Kushner. "Një nga aspektet pozitive është se kemi rënë dakord për kryerjen e shkëmbimit më të madh humanitar të të burgosurve; shifrat përfundimtare do t'i përcaktojmë nesër," tha ai. Kushner dhe ndërmjetësi tjetër amerikan, Steve Ëitkoff, do të udhëtojnë të enjten drejt Moskës për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, e më pas drejt Dublinit për të informuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.