Kundërshtuan me dhunë policët/ 3 të prangosur në Berat, djali i të arrestuarit shpallet në kërkim

11/11/2020 10:33

Tre persona kanë rënë në pranga në Berat, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Kështu ra në pranga E. D., 54 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, S. D., 17 vjeç, banues në Berat. Këta shtetas, pasi janë ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, nuk i kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel