Bulevardi i mbushur me gurë dhe sende të tjera, punonjësit nisin spastrimin me ndihmën e fadromës
28/11/2026 20:29
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me gurë dhe sende të tjera pas protestës, ndërsa punonjësit kanë nisur pastrimin e zonës me ndihmën e një fadrome.
Në terren janë angazhuar punonjësit për largimin e materialeve të shpërndara në rrugë, me qëllim pastrimin dhe normalizimin e lëvizjes në bulevard.
Pastrimi po vijon pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së 28 nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Top Channel