“Kriminale të nxisësh panik”, Rama: Luli, Iliri e Monika çetë karagjozësh të futur në qorrsokak

11/11/2020 11:49
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Oigerta Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj po mbajnë një deklaratë për shtyp ditën e sotme në lidhje me situatën e vështirë që po përballet vendi ynë ditët e fundit.

Rama ka theksuar se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm në dhënien e infosmacionit në lidhje me vetëvrasjet që po ndodhin nga të prekurit me COVID dhe në shifrat e të prekurve apo vdekurve, sepse kjo ka sjellë panik tek të gjithë duke ndikuar për keq tek qytetarët.

Sipas tij e gjithë bota po përballet me pandeminë vdekjeprurëse dhe jo vetëm Shqipëria. Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe mbajtjen e qëndrimit të kreut të PD-së Lulzim  Basha, presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi duke thënë se ata janë kthyer në një çetë karagjozësh që janë futur vetë në qorrsokak.

“Në këto kushte kur duhet përgjegjshmëri se si duhet të jepet lajmi. E mendoni sesa njerëz janë me këtë ankth se nuk guxojnë të hapin tv se fillohet me Lulin vijon me Ilrin, e kornizohet me Monikën . Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, si gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Dje presidenti i SHBA-së doli e  paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. SHBA po arrin në shifra që nuk i ka arritur në asnjë luftë. Pse nuk e ndalon me formulën e Lulzim derdimenit e psalmet e Ilir kushit? Pse nuk i ndalon infeksionet Gjermania që ka një qeverisje në të gjithë pikëpamjet ekselente? Pse del e thotë me keqardhje që gjurmimi ka hasur në vështirësi dhe nuk e ndjekin dot zinxhirin?  Pse u doli jashtë kontrollit të tyre, kur Franca arriti të bënte miliona teste brenda një dite? Pse? Pse? Po vjedhin ata me ppp të gjithë? Kjo është një tallje poshtëruese për politikën. Është lehaqenje kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz që janë aty për të dhënë alternativa. Bën pa asnjë dyshim krim. Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra, dëshpërim me sajesa, fabrikime. Shprehja kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve, janë të humbur të marrë fund. Ata janë futur vetë në atë qorrsokak, çetë karagjozësh, njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë zinxhirin e infeksionit, tjetra thotë shkoni në kisha e xhami se s’ju gjen gjë, pa folur për atë të pakallurin e pesetës së Lalzit. Vetëm dje kanë vdekur në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri që në ditën e parë e çdo të thotë që ne jemi më të zotë? Çfarë është kjo gjuhë, çfarë është kjo flamë? Boll me ta, ju lutem shumë ndihmoni popullin,vendin, njerëzit”, tha Rama.

Top Channel