Covid-19/ Rama: Sigurojmë barnat esenciale për të sëmurët, ndihmë financiare shtesë për familjet në nevojë

11/11/2020 11:58

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para gazetarëve ka thënë se qeveria ka gati një paketë tjetër ndihme financiar për të sëmurët me covid-19 apo për familjet në nevojë.

Rama tha se paketa do të jetë gati shumë shpejt dhe do të sigurojë barnat esenciale për të sëmurët, si dhe do të ketë një shtesë të konsiderueshme ndihme financiare për shtresat në nevojë.

“Parashikojmë 9.4% të buxhetit vetëm për shëndetësinë. Financimi më i lartë për shëndetësinë për 30 vjet. Do jetë rritja e pagave, përgjithmonë. 40%, 18 mijë personel shëndetësor. Janë shumë të tjerë që do futen në punë, nuk janë në Gjermani janë këtu. Është një paketë e tërë. 15 mln euro, specifike e siguruar nga BB, plus paketa 1.7 miliard për mjetet e mbrojtjes personale. Barna dhe oksigjen. 1 miliard për bonusin që të vazhdojë të jepet. Mjekët dhe infermierët, do të çojnë në shpi falë edhe taksave të ulëta, do çojnë në shpi më shumë sesa do punonin në Gjermani. Nuk shkojnë primar atje. 650 mln lekë janë planifikuar për punonjësit për rezervën. Në rast se do duhet të futen më shumë njerëz në luftë. Janë mjekë dhe infermierë në rezervë janë me emra edhe me mbiemra. Të regjistruar jo si dëshmorët e Likes, që shkon të V-ja direkt. 12 mln dollar për kapacitet laboratorike dhe 1.4 miliard për vaksinën përmes aleancës ‘Kovaks’. Kur thoja në mars dhe në prill që nuk mbaron puna në qershor”

“Kemi gati një paketë tjetër edhe për të sëmurët por edhe familjet me ndihmë ekonomike. Gjerat mund të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese si në vendet e tjera. Ne nuk duam ta mbyllim ekonominë. Jo se ta mbajmë hapur dhe të vdesin, por ka mundësi të mbahet një ekuilibër. Ju bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e thjeshta. Ama në të gjitha situata, duam që ata me ndihmë tu bëjmë një shtesë me mbështetjen financiare. Nuk dihet fundit dhe mund të ndodhin kthesa të papritura. Vala e dytë është më e fortë se e para. Ka edhe një valë të tretë më të dobët. Por në duhet të jemi të përgatitur.” ka thënë kryeministri Rama.

Top Channel