“Aktakuzë shumë e padrejtë”/ Selimi në Hagë: Serbia vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim

11/11/2020 12:01

Ka nisur sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, seanca gjyqësore për Rexhep Selimin, ish-shef i Grupit Parlamentar të VV-së.

Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u shpreh i bindur në pafajësinë e tij, duke shtuar se luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe e ka përfunduar me NATO-n.

“Rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, më bëni të besoj se po ashtu qëllimi do të jetë drejtësia mbi të gjitha e vërteta. Pashë aktakuzën e ngritur, ishte e rëndë, voluminoze, por shumë e padrejtë dhe e pasaktë, ndaj meje por edhe ndaj luftës. Por ky proces do ta dëshmojë se ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, ishte e drejtë, bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi se kushdo që ka dyshime do të bindet se as unë e as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime e as ndërmarrje të përbashkët kriminale. Po kam luftuar kundër Serbisë, pushtuese, kundër Serbisë që vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit, unë jam veçse një çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me NATO, e kam për detyrë dhe nder të jem në anën e UÇK-së dhe atletëve të kësaj Ushtrie. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jenë qëllimi i të gjithëve ne, pse jo edhe e prokurorisë”, tha Selimi.

Sipas aktakuzës së ngritur pretendohet se që nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999 Rexhep Selimi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë kryer krime të shumta lufte.

Top Channel