E shtunë, 30 Maj 2026
18:31
Arsenal vs PSG: Reperi Drake i fut dridhmat “Topçinjve” me bastin e tij të çmendur prej 1.5 milion dollarësh

Sonte, vëmendja e të gjithë botës është e përqendruar në “Puskás Aréna” të Budapestit, ku Arsenal dhe PSG do të përplasin brirët për trofeun më të lakmuar të Europës, Champions League.

18:25
“Zgjidhni një kryetar të ri, kam ide kush mund të jetë”, Berisha reagon pas deklaratës së deputetit të Merz në Kuvendin e PD: Kishte sugjerime dhe kritika, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi Kuvendin Kombëtar si një moment të rëndësishëm ripërtëritjeje për forcën politike që drejton, ndërsa u shpreh i inkurajuar nga diskutimet dhe mendimet e shprehura gjatë punimeve.

18:23
“Kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ka marrë fund epoka e SHBA që financon mbrojtjen e vendeve të pasura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dërguar një mesazh të fortë ndaj aleatëve të SHBA-së, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të vazhdojë të mbulojë në mënyrë të njëanshme kostot e sigurisë për vendet e pasura.

18:04
Botërori 2027/ Kombëtarja e vajzave mbyll kualifikueset, Grima: Dy ndeshje ku e kemi vetë fatin në dorë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur tashmë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit të vitit 2027 ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.

18:01
Berisha pranon shkeljen e statutit për publikimin e listës së kandidatëve të Këshillit pak orë para votimit: Ndodhi për shkak të degëve të PD

Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha foli për gazetarët, ku pranoi një shkelje në statut për shkak se pak para nisjes së procesit të votimit u zbuluan listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.

17:18
Kanadaja në Botërorin 2026/ Jonathan David udhëheq sulmin, vëmendja është te Davies

Jonathan David është pika e referimit të Kanadasë për repartin e sulmit në Botërorin që do të nisë pas pak më shumë se 10 ditëve. Sulmuesi i Juventusit është mes 26 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Jesse Marsch, skuadër ku padyshim nuk mungon as futbollisti i Bayernit të Mynihut, Alphonso Davies, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe mund të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Kanadasë që është në Grupin B së bashku me Zvicrën, Bosnjen dhe Katarin.

17:10
Kuvendi Kombëtar i PD mbyll punimet pas 7 orësh, delegatët votojnë për 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ja ku do bëhet numërimi

Kuvendi i kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet pas një maratone që nisi rreth orës 10:00 dhe vazhdoi për afro 7 orë.

17:07
Misteri me emrin “Jordan Daci” si kandidat për Këshillin Kombëtar të PD. Juristi i njohur: Nuk jam unë. Ivi Kaso: Është një tjetër

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, një reagim i papritur erdhi nga ana e juristit Jordan Daci. Ky i fundit gjeti emrin e tij në fletën e votimit si kandidat, por përmes një deklarate publike u shpreh se nuk ishte në dijeni për këtë.

16:53
Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD/ Nga Deda e Kapexhiu te Bumçi e Imami, dhjetëra emra të njohur të demokratëve mbetën jashtë listës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të bëjë ndryshime të konsiderueshme në përbërjen e Këshillit Kombëtar, duke mos përfshirë në listën e re një numër emrash që ishin pjesë e strukturës së mëparshme.

16:40
Kapet në Angli pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i përfshirë në trafik kanabisi drejt Kosovës në vitin 2015

Pas 11 vitesh në kërkim, Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët britanikë, ka arrestuar në Angli një shtetas shqiptar të kërkuar për trafik droge në Kosovë.

16:09
Vuajtjet e popullsisë në Gaza, Hamasi po përfiton nga rritja e çmimeve

Kjo qendër e shquar nuk mund të riemërtohet pa vendim të Kongresit: me këtë arsyetim, një gjykatës në SHBA urdhëroi heqjen e emrit të Donald Trump nga Kennedy Center në Uashington.

16:06
Irani sfidon SHBA-në, sulm ndaj bazës në Kuvajt, plagosen pesë ushtarë amerikanë

Një sulm iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta te disa shtetas amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, shkruan Bloomberg.

16:04
Iku Orban, BE i zhbllokon fondet Hungarisë: 16 mld euro pas reformave të qeverisë së re

Bashkimi Europian vendosi të zhbllokojë 16.4 miliardë euro fonde për Hungarinë, pas një serie reformash të rrufeshme të ndërmarra nga qeveria e re e kryeministrit Peter Magyar në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

16:02
Droni në Rumani, NATO “rrëzon” Putinin: Ishte me origjinë ruse

NATO konfirmon se droni që u rrëzua në Rumani ishte “me origjinë ruse”. Lajmin e përcjell Reuters, që citon zëdhënës të aleancës, për të rrëzuar pretendimet e Vladimir Putin se mjeti fluturues mund të mos ishte fare rus.

15:49
Ekskluzive/ Bllofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

Një skandal i paprecedentë i manipulimit mediatik dhe i “lojës me dy porta” ka shpërthyer rreth emrit të futbollistit të klubit norvegjez Molde, Blerton Isufi.

15:49
Ministrja Sala në Spitalin Memorial të Fierit: Së shpejti dy shërbime të reja, Kardiokirurgjia dhe Kabineti i Kimioterapisë Ditore

Në Spitalin Memorial Fier do të ngrihen dy shërbime të reja, të cilat shënojnë një fazë të rëndësishme zgjerimi të kapaciteteve të tij mjekësore, Kardiokirurgjia me ekip të përbashkët turk–shqiptar dhe Kabineti i Kimioterapisë Ditore, duke rritur ndjeshëm aksesin dhe cilësinë e trajtimeve të specializuara për pacientët.

15:47
“Ja pse u vonova gjatë votimit”, Berisha: Lista më dinjitoze e kandidatëve, PD do të ketë një organizim më të fuqishëm

Pasi hodhi vullnetin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha foli për gazetarët, ku vuri theksin te ripërtëritja që, sipas tij, do ta karakterizojë partinë.

15:33
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha kryen procesin e votimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përfunduar votimin e tij për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së.

15:25
Lezha pa kosha mbetjesh/ Skema e re e pastrimit nis në qershor, gjoba për shkelësit e rregullave

Flota e re e makinave do të shërbejnë për menaxhimin e pastrimit në Lezhë, në kuadër të skemës së re që nis zbatimin në muajin qershor në të gjithë territorin e bashkisë.

15:19
Ligj i ri për mbetje, qeveria parashikon venddepozitime të posaçme në të gjithë Shqipërinë

Qeveria po përgatit një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve inerte, në një kohë kur në shumë zona të vendit vijojnë të shfaqen problematika me hedhjen e pakontrolluar të dherave dhe mbetjeve nga ndërtimet.

14:59
Zhurma largon turistët, ndotja akustike në Gjirokastër detyron vizitorët të ndryshojnë hotel

Ky çift turistësh nga Holanda u detyrua të largohej nga hoteli në qendër të Gjirokastrës për shkak të muzikës me volum tepër të lartë dhe pamundësisë për të pushuar gjatë natës.

14:51
Vlora nis fort sezonin, turistët e huaj dominojnë në bregdetin e jugut, prenotimet rriten deri në 30%

Në fund të muajit maj, qyteti i Vlorës është mbushur me turistë, kryesisht të huaj, ndërsa operatorët turistikë flasin për një nisje të mbarë të sezonit turistik.

14:40
Nëna 25-vjeçare dhe partneri pakistanez dërgohen në burg për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare në Greqi

Një ngjarje që tronditi Greqinë ka përfunduar me paraburgimin e dy të rinjve: një 25-vjeçare rome dhe një 27-vjeçari pakistanez janë lënë në burg me vendim të përbashkët të gjyqtarit hetues dhe prokurorit, të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe plagosje të rrezikshme ndaj një vajze 3-vjeçare.

14:13
Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur në fokus të politikave shtetërore kërkimin për zgjatjen e jetëgjatësisë njerëzore, përmes një programi të gjerë me vlerë rreth 26 miliardë dollarë që përfshin bioteknologji të avancuar, terapitë gjenetike dhe kërkimet mbi zëvendësimin e organeve.

14:13
“Ditën na akuzonin si shërbëtorë të Milosheviçit e naftën furnizonin makinerinë e tij”, Rama nga Lezha: PD, shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare

Në turin e tij të falenderimeve dhe festimit të 35 vjetorit të PS-së nëpër rrethe, kryeministri Rama u ndal në Lezhë.

14:08
Zyrtare/ Liverpool shkarkon Arne Slot, në pole position për të zëvendësuar holandezin është Iraola

Arne Slot nuk është më trajneri i Liverpoolit. Klubi i The Reds konfirmoi gjithçka përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale

14:06
Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, 15% e organeve vijnë nga Diaspora. Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken

Partia Demokratike po mban sot punimet e Kuvendit Kombëtar.

13:57
“Po vritet pluralizmi artistik në Shqipëri”, regjisori Shanaj kritikon politikat për kinematografinë: Po mënjanohen autorët vendës

Regjisori Joni Shanaj ka reaguar me kritika mbi mënyrën se si është zhvilluar kinematografia shqiptare gjatë viteve të fundit, duke ngritur shqetësime, siç thotë ai, mbi kufizimin e pluralitetit artistik dhe imponimin e një modeli të njëtrajtshëm në këtë sektor.

13:45
“PD ka nevojë për riorganizim”, Berisha në Kuvendin Kombëtar: Të rinjtë janë gjëja më e çmuar, njohim defektet dhe problemet tona

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha pranoi se partia ka nevojë për ripërtëritje dhe theksoi edhe vëmendjen që do të marrin të rinjtë dhe gratë e vajzat.

13:28
Pankina e Italisë, Ministri Abodi: Guardiola, trajneri i Të Kaltërve? Nuk është një ëndërr e pamundur

Në Itali ende nuk është kaluar plotësisht fakti që Italia dështoi për herë të tretë radhazi për t’u kualifikuar në fazën finale të një Botërori. Ministri i Sporteve, Andrea Abodi ka folur sërish për këtë temë të dhimbshme për futbollin në vendin e Apenineve në një intervistë për SkyTG 24.

13:01
“Deshën ta blinin, por kjo parti s’është për tregti”, Berisha në Kuvendin e PD: Në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën e tij në Kuvendin, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

12:50
Napoli-Massimiliano Allegri, shtyhet nënshkrimi i kontratës, trajneri pret paratë nga Milani

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit, kjo tashmë është e sigurt, por për nënshkrimin e kontratës dhe njoftimin zyrtar duhet pritur edhe për disa ditë.

12:44
“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj.

12:29
Botërori i MotoGP/ Pole position dhe rekord i pistës për Marco Bezzecchi në Mugello

Marco Bezzecchi fiton pole position dhe vendos një rekord të ri të pistës në ndalesën e radhës së MotoGP. Lideri aktual i kampionatit fitoi provat kualifikuese me kohën e jashtëzakonshme 1 minutë 43 sekonda dhe 921 të mijtar duke i hapur rrugë Aprilias që të pushtojë vijën e parë të garës.

12:22
Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik.

12:12
Fluks në Morin drejt detit/ Mbi 26 mijë udhëtarë kalojnë kufirin, bregdeti mbetet destinacioni kryesor

Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë po kalojnë drejt Shqipërisë për të shijuar pushimet verore në bregdet.

11:59
Kuvendi Kombëtar i PD, flet ish-kongresmeni republikan në SHBA, McEwen: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri

I pranishëm në Kuvendin e Partisë Demokratike ishte edhe ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen, i cili mbajti fjalën e tij përballë të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve.

11:49
Kryeministri i Kroacisë Plenković mesazh për PD: Suksese Kuvendit dhe mbështetje për orientimin pro-evropian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka përcjellë një mesazh urimi për Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar sukses delegatëve dhe drejtuesve të saj.

11:46
Kategoria Superiore drejt fundit, cila skuadër do të ngrejë trofeun e kampionit?

Dita e dielë është dita kur Kategoria Superiore do të ulë siparin e saj dhe ku do të mësojmë se cila do të jetë skuadra që do të ngrejë trofeun e kampionit. Në orën 19:00 të 31 majit do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së Final Four, ndeshje që do të japin edhe verdiktin përfundimtar.

11:38
Zbulohet arsyeja e largimit të Pep Guardiolës nga Manchester City, mesfushori: Nuk kishte më energji, ndihej keq kur linte lojtarët jashtë 11-shes

Pas një dekade të mbushur me trofe dhe suksese te Manchester City, largimi i Pep Guardiolës vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në futbollin europian.

11:35
PD nis Kuvendin e Ripërtëritjes me Inteligjencë Artificiale, “Skënderbeu” i drejtohet demokratëve: Nuk jam si ai i Elisës, unë kushtoj vetëm 100 euro

Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik. Para pak çastesh në selinë Blu ka mbërritur kryetari Sali Berisha.

11:29
Botërori 2026/ Mohamed Salah udhëheq listën e të grumbulluarve të Egjiptit

Mohamed Salah udhëheq listën përfundimtare të futbollistëve të grumbulluar në përrfaqësuesen egjiptiane për Botërorin e kësaj vere që do të mbahet ne Kanada, Meksikë dhe SHBA. Trajneri Hossam Hassan publikoi këtë listë ku duket se nuk ka shumë surpriza të mëdha me përjashtim përfshirjen e sulmuesit 18 vjeçar, Hamza Abdel Karim.

11:28
Mbështetja e qeverisë për transportin/ Shoqëritë e transportit përfitojnë 50 lekë për çdo litër karburant, Tatimet hapin aplikimet deri më 1 gusht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar hapjen e procesit të aplikimit për kompensimin financiar të shoqërive që operojnë në transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës.

11:24
Saranda mirëpret luksin në bregdet, ankorohet për herë të parë kroçera ‘Le Boréal’

Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turizmit elitar. Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.

11:18
Takimi në Romë, Ministri Ferit Hoxha: Progresi i Shqipërisë drejt BE-së dhe stabiliteti i Ballkanit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Romë një takim me Piero Fassino, zëvendëspresident i Komitetit të Mbrojtjes në Dhomën e Deputetëve të Italisë dhe njëherësh president i Komitetit të Ballkanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

11:10
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve, duke reflektuar luhatjet e fundit në bursat ndërkombëtare.

11:07
Kualifikueset Euro U17, raundi i dytë/ Ja futbollistët e përzgjedhur nga Armand Dama në Kombëtaren U17

Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë këtë të të dielë grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri.

11:00
ABI Bank rishkruan standardet e investimit në kulturë: Nga rikthimi i Tedi Papavrami te La Biennale di Venezia 

Pas një mungese prej tre vitesh, skena shqiptare mirëpriti rikthimin e violinistit shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami, në një shfaqje me jehonë të jashtëzakonshme artistike. Përmes dy mbrëmjeve magjike në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Papavrami interpretoi “24 Capricci”-t e Niccolò Paganini-t, duke i dhuruar publikut një performancë të rrallë të njërës prej veprave më sfiduese të repertorit botëror.

10:51
Kandidon sot për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, reperi Stresi i pranishëm në Pallatin e Kongreseve

Reperi i njohur Stresi zbuloi dje kryetari Sali Berisha e ka propozuar për të kandiduar për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

10:40
Juventus, Spalletti ishte i qartë me drejtuesit, kërkon të paktën një lojtar niveli për çdo repart

Takimi u zhvillua dhe tani duhet të realizohet gjithçka. Është e vërtetë që te Juventus ka pasur projekte që nuk janë konkretizuar apo që janë komplikuar, por ka edhe një plan të qartë nga duhet nisur. Spalletti ka folur me drejtuesit dhe objektivi është sjellja në skuadër e nga një lojtari të një niveli të lartë për çdo repart.

10:40
Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

Fluturimet në Aeroportin e Mynihut, një nga nyjet më të rëndësishme ajrore në Gjermani, u ndërprenë përkohësisht mëngjesin e sotwm pas raportimeve për praninë e mundshme të një droni pranë zonës së operimit.

10:10
Bota e mendimit në zi, ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare filozofi Edgar Morin

Sociologu dhe filozofi francez Edgar Morin, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit bashkëkohor, ka ndërruar në moshën 104-vjeçare.

10:06
Një kovë e lenë në rrugë ngriti policinë në këmbë, alarmi për bombë pranë Ambasadës Amerikane rezulton fals

Alarmi për një objekt të dyshimtë në Rrugën e Elbasanit, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka rezultuar fals.

10:01
Sot finalja e Champions League/ PSG-Arsenal, Luis Enrique dhe Arteta luajnë për fronin më të lakmuar

Nga njëra anë janë mbajtësit e trofeut që ëndërrojnë ta fitojnë për të dytin vit radhazi, nga ana tjetër janë kampionët e Premier League, për një triumf që do të ishte historik.

09:53
PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, në rendin e ditës zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet statutore. Nis regjistrimi i delegatëve

Partia Demokratike zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar, ku delegatët do të votojnë fillimisht për përbërjen e Komisionit të Drejtimit të Punimeve dhe Sekretariatin Teknik.

09:36
Milan, vijohet me planin per Rangnick, për pankinën fiksohet takimi me Glasner

Është një frazë që i atribuohet Ralf Ragnick: ‘Pas një fitoreje ke të drejtë të festosh 1 ditë, maksimumi 2. Më pas duhet t’i kthehesh punës sikur të mos ketë ndodhur asgje’. Oliver Glasner fitoi Conference League në mbrëmjen e së mërkurës dhe Milan i la 24 orë qetësie. Më pas e telefonoi.

09:03
Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

08:50
Ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, Alisson zgjedh se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Juventusi duket se duhet të heqë dorë nga ideja për të transferuar portierin brazilian Alisson Becker.

08:46
“Na kanë bërë kërdinë”/ Zgjodhi Shqipërinë për të kaluar fundjavën, qytetari nga Kosova i shmanget zgjedhjeve: A bëhen vit për vit?!

Një qytetar nga Kosova shprehet me ironi se po largohen nga zgjedhjet, duke shfaqur njëherazi pakënaqësinë e tij për proceset e shpeshta zgjedhore në vend.

08:43
Gjeneralët amerikanë dhe kubanezë takim në bazën e Guantanamos, diskutuan për sigurinë operacionale në rajon

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë dhe kubanez u takuan të premten pranë bazës detare të Guantanamos, në skajin juglindor të ishullit, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).

08:30
Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës

Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë po kalojnë drejt Shqipërisë për të shijuar pushimet verore në bregdet.

08:13
Lufta me Iranin, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Mund t’i rinisim operacionet ushtarake, ata nuk duhet të kenë armë bërthamore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “më se të afta” për të rifilluar operacionet ushtarake kundër Iranit, nëse situata e kërkon një gjë të tillë.

07:56
Orges Shehi e mbyll me Tiranën, mësohet e ardhmja e trajnerit durrsak pas aventurës së dytë me bardheblutë

Rrugët e Tiranës dhe të trajnerit Orges Shehi janë ndarë përfundimisht pas përfundimit të sezonit.

07:42
Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli akuzon Libanin: Lëshuan raketa drejt nesh, nuk ka të lënduar

Ushtria izraelite ka njoftuar se disa predha janë lëshuar nga territori i Libanit drejt veriut të Izraelit gjatë mbrëmjes së kaluar.

07:34
“E kuptova që ishte ai kur pashë kamerat”/ Shpëtoi jetën e Schumacher, flet pas 12 vitesh piloti i helikopterit: Atë e adhuronin si Perëndi, por për mua…

Pas më shumë se një dekade heshtjeje, piloti i helikopterit që transportoi legjendën e Formula 1, Michael Schumacher, drejt spitalit pas aksidentit të rëndë në ski, ka rrëfyer për herë të parë detaje nga ajo ditë dramatike.

07:19
Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko kritikon Melonin: Doni t’ia lini këto punë një gruaje? Më mirë Macron, le të vijë dhe…

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e përjashtuar atë nga një rol i mundshëm ndërmjetësues mes Europës dhe Rusisë.

07:13
Negociatat me Iranin, burimet pranë Trump mësojnë: Marrëveshja arrihet nëse respektohen vijat e kuqe

Takimi në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar pas rreth dy orësh diskutimesh, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me negociatat me Iranin.

07:05
Sonte ngrin Europa, PSG mbron fronin, Arsenali kërkon historinë në finalen e çmendur! Gjithçka që duhet te dini…

Dita e shumëpritur më në fund ka mbërritur. Tre javë pritje, ankth dhe analiza të pafundme, të gjitha të përmbledhura në 90 minuta të një çmendurie të pastër futbollistike.

07:00
Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 30 maj, ku vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

01:25
Çmenduri në autostradë! Raheem Sterling shkatërron Lamborghinin nën efektin e drogës dhe përfundon në burg

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Raheem Sterling, është arrestuar në Hampshire pasi makina e tij tip “Lamborghini” u përplas me barrierat e autostradës M3.

01:15
Monza rikthehet në Serie A! Fininvest uron dhe jep lajmin e papritur: Kujtuam Berlusconin, tani po ikim…

Monza ka siguruar rikthimin në Serie A pas vetëm një viti “purgator” në kategorinë e dytë, pas një finaleje dramatike në play-off-in e Serie B.

E premte, 29 Maj 2026
23:42
Parisi në ethe, kulla Eiffel “vishet” kuqeblu para finales së madhe

Kryeqyteti francez ka ndezur motorët për finalen e madhe të Champions League.

22:53
Video/ Barcelona në shënjestër, Atlético Madrid nuk ndalet së bëri humor me xhepat e zbrazët të katalanasve

Nëse mendonit se biletat për koncertin e Bad Bunny-t dhe qesja me fara luledielli ishin kulmi i talljes së Atlético de Madrid ndaj Barcelonës, gaboheni.

22:46
“Ambienti në BBVIP ishte toksik”, Miri flet hapur në Goca dhe Gra: Kisha shume plane por…

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori i Big Brother VIP, Miri, ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, raportet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit dhe mënyrën se si publiku e ka njohur jashtë kamerave.

22:45
“O bir, ai u shkarkua gabim”, Miri ‘përballet’ Live me Ilir Vrenozin në Goca dhe Gra, a pati një sherr mes tyre?

Ermir Shahini ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra”, për të folur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 5.

22:40
Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij

Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me modelen kosovare Ziza Pajaziti dhe raportin e saj me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

22:35
Reagimi që po bën xhiron e rrjetit/ “Shqiptari i Milanit” flet hapur për të ardhmen e tij!

Merkatoja e futbollit është gjithmonë e mbushur me zhurmë, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka përfunduar mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari.

22:35
“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe që lidhet me grupin e Igli Kamberit.

22:30
Dronët rusë në Rumani/ Presidenti njofton mbylljen e konsullatës ruse në qytetin e Konstancës, kreu i saj shpallet person “non grata”

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, ka deklaruar se administrata e tij do të dëbojë konsullin rus në qytetin juglindor të Konstancës dhe do të mbyllë konsullatën ruse atje, raportoi Reuters.

22:26
Madonna zbulon ish-partnerin që e impresionoi më shumë në marrëdhënie intime/ Rrëfimi për John F. Kennedy Jr. bën bujë në rrjet

Madonna ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, teksa ka zbuluar emrin e ish-partnerit që, sipas saj, ka lënë përshtypjen më të madhe në jetën e saj seksuale.

22:20
“Kur u futa unë dhe Ulsiu në parti, na shihnin shtrembër”/ Rama nga Dibra: Qeveria e Nanos nuk la gjë pa bërë për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë në prag të 35-vjetorit të PS në Dibër, kryeministri Rama u shpreh se Partia Socialiste ka provuar më shumë se një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar.

22:18
“Kam 1 vit pa dalë në takim, sot s’bën asnjëri”/ Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Lulet janë për të vdekurit, jo për të gjallët!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë influencerja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Aria Duka, për të folur mbi jetën personale dhe për të ndarë disa opinione të saj…

22:17
Përfundon mbledhja e Presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Trump ende pa vendim përfundimtar për tensionet me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump përfundoi takim me bashkëpunëtorët e tij të afërt mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin pa marrë një vendim përfundimtar, raportoi The New York Times.

22:16
Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Një gjyqtar federal në Uashington urdhëroi të hënën heqjen e emrit të Presidentit amerikan Donald Trump nga Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese, duke argumentuar se institucioni ikonik kulturor nuk mund të riemërtohet pa miratimin e Kongresit.

22:11
Udhëzuesi për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë reagoi lidhur me udhëzuesin e “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

22:08
Foto/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Ish-banorët e BBVIP heqin njëri-tjetrin nga Instagram-i, çfarë ndodhi me çiftin një muaj pas përfundimit të spektaklit

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borri duket se ka hyrë në një fazë të paqartë, duke nxitur dyshime për një krisje të mundshme mes çiftit që u bë i njohur për publikun gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

21:57
Mbledhja e Trump nuk jep zgjidhje, presidenti largohet pa marrë vendim në lidhje me marrëveshjen me Iranin

Donald Trump u takua me bashkëpunëtorë të ngushtë në dhomën e menaxhimit të krizave në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar marrëveshjen me Iranin, në të cilën të dyja palët kanë arritur një kornizë të përbashkët.

21:36
Zyrtare/ Anthony Gordon është lojtar i Barcelonës, sulmuesi i Anglisë firmos kontratë 5-vjeçare

Anthony Gordon është zyrtarisht lojtar i ri i Barcelonës dhe bëhet nënshkrimi i parë i sezonit 2026/27. Sulmuesi anglez nënshkroi kontratën e tij 5-vjeçare me klubin katalanas pasi palët ranë dakord për transferimin e tij nga Newcastle.

21:21
“Finalja e dytë në histori”, Arteta flet para finales: Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Arsenalit

Trajneri i Arsenalit , Mikel Arteta, u shfaq në konferencën për shtyp në prag të finales së Champions League kundër PSG-së.

21:21
Robotët pushtojnë pasarelën në Seul! Ecin, kërcejnë dhe bëjnë boks në krah të njerëzve

Një shfaqje spektakolare në Seul ka ofruar një pamje të së ardhmes, ku robotë humanoidë kanë zënë skenën duke ecur në pasarelë, kërcyer përkrah njerëzve dhe madje duke marrë pjesë në ndeshje boksi përpara një publiku të madh.

21:16
Mario Mitaj drejt Serie A, zbulohen prapaskenat e largimit të mbrojtësit kuqezi nga Arabia Saudite

Aventura e Mario Mitajt në Arabinë Saudite pritet të marrë fund gjatë kësaj vere. Gazetari arab Mohammed Al-Bakiri raporton se mbrojtësi i Kombëtares ka marrë një ofertë nga një klub italian, pa bërë të ditur emrin e tij.

21:11
Djokoviç pëson goditjen e madhe, 19-vjeçari brazilian e eliminon nga turneu “Roland Garros”

Novak Djokoviç ka dështuar në përpjekjen e tij për të fituar titullin e 25-të të Grand Slam, që do të ishte një rekord, pasi humbi ndaj Joao Fonseca në turneun “Roland Garros”.

21:07
Aksident tragjik në SHBA, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas përplasjes së autobusit me gjashtë makina

Pesë persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën ndërshtetërore I-95 në shtetin amerikan të Virxhinia, ku një autobus është përplasur me gjashtë automjete në orët e para të mëngjesit të së premtes.

21:00
Fiks Fare/ E operuan 10 vite më parë, sot plaga i rrjedh dhe askush nuk e trajton/ Historia e rëndë e 50-vjeçares në Vlorë

Një histori e rëndë vjen nga qyteti i Vlorës, ku një grua 50-vjeçare jeton prej vitesh mes dhimbjeve dhe pasojave të një operacioni të kryer rreth 10 vite më parë për heqjen e gurëve në tëmth.

20:55
Udhëzimi për terapinë hormonale te të miturit, KMSH kundër: Shoqëria s’duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi në raport me natyrën njerëzore

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas qarkullimit të  udhëzimit për terapinë hormonale te të miturit në QSUT.

20:45
A do arrihet marrëveshja? Trump dhe këshilltarët e tij po vendosin për Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me bashkëpunëtorë të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, në një mbledhje të mbajtur në dhomën e menaxhimit të krizave, ku në qendër të diskutimeve është marrëveshja e mundshme me Iran.

20:05
Nga Ngushtica e Hormuzit te uraniumi i pasuruar iranian, çfarë po diskuton Trump me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në takimin e mbledhur në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Dhomën e menaxhimit të krizave, për të diskutuar marrëveshjen me Iranin, për të cilën të dyja palët kanë arritur një kornizë të përbashkët paraprake.

20:01
Lajm i madh te Partizani, nis puna për heqjen e fushës sintetike të stadiumit “Arena e Demave”. Do të shtrohet tapet hibrid

Merr fund makthi i fushës për Partizanin. Klubi i kuq ka nisur sot punimet për heqjen e tapetit artificial në “Arenën e Demave”, për t’i hapur rrugën shtrimit të një tjetër terreni hibrid.

19:41
“Mesazhe të njëanshme dhe vetëlavdëruese”, mediat iraniane përgënjeshtrojnë deklaratat e Trump: Nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe SHBA-së

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim News Agency raportoi se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duke hedhur posht deklaratat e Trump.

19:37
Lajmet për kalimin e Alvarez te Barcelona, tallja e Atletico Madrid: Kemi bërë ofertë zyrtare, një qese luledielli për tri yje të katalanasve

Atletico Madrid nuk duroi më dhe shpërtheu në lidhje me gjithçka që po thuhet për transferimin e mundshëm të Julian Alvarez në Barcelonë.