“O bir, ai u shkarkua gabim”, Miri ‘përballet’ Live me Ilir Vrenozin në Goca dhe Gra, a pati një sherr mes tyre?

29/05/2026 22:45

Ermir Shahini ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra”, për të folur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 5.

Por një nga detajet që është komentuar shumë pas daljes së tij nga shtëpia ka qenë një përplasje mes tij dhe Ilir Vrenozit.

Miri tha se nuk ka pasur asgjë, ndërsa kur u pyet se përse nuk ishte në ditëlindjen e këtij të fundit, u shpreh se kishte pasur punë.

Ndërkohë, Ori Nebiaj ka telefonuar live Vrenozin, duke e pyetur për këtë ngjarje.

“Po, e ftova. I ftova të gjithë. Live jo, o bir? Po bën shaka ti? Tani i sheshuam ato punë. Kam folur edhe me miq të atij dhe… më vjen keq që ndodhi ajo, por që kur doli më drejtoi gishtin dhe thashë: ‘Çfarë ka me mua?’. Ndoshta ngarkesa duhej të shkarkohej, por u shkarkua gabim. Gjithsesi, na u prish gjaku, por iku ajo. Unë e shkrova te grupi ku jemi të gjithë që kush do të vijë në ditëlindje mund të vijë. Unë jam emocional, por harroj. Unë do të jem në Tiranë dhe, po të dojë, mund të pimë kafe…”

“Patjetër”, tha Miri, duke konfirmuar se tashmë situata mes tyre është “e sheshuar”.

 

Top Channel