Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD/ Nga Deda e Kapexhiu te Bumçi e Imami, dhjetëra emra të njohur të demokratëve mbetën jashtë listës

30/05/2026 16:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të bëjë ndryshime të konsiderueshme në përbërjen e Këshillit Kombëtar, duke mos përfshirë në listën e re një numër emrash që ishin pjesë e strukturës së mëparshme.

Nga krahasimi i përbërjes së vjetër me listën e kandidatëve të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, rezulton se rreth 38 demokratë nuk janë rikandiduar dhe mbeten jashtë forumit drejtues.

Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re bien në sy Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina, si edhe figura të tjera nga radhët e demokratëve.

Lista e demokratëve që u përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD:

Aldo Bumci
Andi Mustafai
Arben Imami
Bujar Kapexhiu
Dorel Memoçi
Eliona Gremi
Elton Bano
Edlira Bushati
Esmeralda Metko
Fatbardha Kadiu
Florin Kurmekaj
Florion Mima
Gentian Mishova
Ibrahim Morina
Imanuel Çaushaj
Irena Progni
Julian Deda
Klara Bici
Klaus Shaqiri
Lediana Fratari
Lorin Hoxha
Malbor Duka
Matilda Qyrku
Mariglen Kurtballaj
Minushe Lazaj
Nadire Meçorapaj
Osman Stafa
Qemal Çejku
Robert Budina
Rudina Hajdari
Sajmir Mulgeci
Shkëlqim Hoxha
Spiro Vaso
Voltana Ademi
Xheraldo Dashi
Xhulian Guçe
Zyrafete Kulla

Top Channel