“Arsenali e meritoi titullin kampion”, Luis Enrique: Championsi do të jetë i yni, Hakimi dhe Mendes janë gati për të luajtur
Trajneri i Arsenalit , Mikel Arteta, u shfaq në konferencën për shtyp në prag të finales së Champions League kundër PSG-së.
“Është një mundësi për ta jetuar këtë moment në maksimum, sepse është hera e dytë në historinë tonë (pas finales së vitit 2006) që jemi këtu. Nesër kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me qartësi , shumë guxim dhe një dëshirë të pandalshme për të fituar”, tha ai fillimisht.
Duke folur për Luis Enriquen, ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Arteta tha: “Ai ka qenë gjithmonë një pikë referimi që kur ishte lojtar, sepse ishte vërtet i veçantë. Në veçanti, me atë që bëri me këtë klub dhe me këtë ekip, e sheh gjurmën e tij kudo: identitetin, mentalitetin, mënyrën sesi sillen lojtarët, mënyrën sesi luajnë. Ai ishte një frymëzim”.
Lidhur me humbjen në gjysmëfinale të sezonit të kaluar ndaj Paris Saint-Germain, Arteta tha: “Duke i rishikuar ndeshjet, isha shumë i kënaqur me atë që pashë. Isha edhe më i sigurt, i bindur se sa afër ishim fitores dhe sa të pafat ishim në shumë momente që nuk arritëm në finale.
Ekipet gjithashtu kanë evoluar në disa mënyra dhe jam i sigurt se do të luajmë një ndeshje të ndryshme nesër. Ata janë kampionët në fuqi, kështu që ishin të fundit që fituan të drejtën për ta ngritur atë. Ata janë aktualisht kampionë dhe ne jemi këtu për t’ua hequr atë”, përfundoi ai.
Top Channel