Mario Mitaj drejt Serie A, zbulohen prapaskenat e largimit të mbrojtësit kuqezi nga Arabia Saudite
Atletico Madrid nuk duroi më dhe shpërtheu në lidhje me gjithçka që po thuhet për transferimin e mundshëm të Julian Alvarez në Barcelonë.
Përmes një postimi me doza të thella ironie, klubi madrilen ka reaguar duke lënë të kuptohet se gjithçka që thuhet është një gënjeshtër dhe theksuar se nuk ka ndërmend ta lërë të lirë “xhevahirin” e saj të shkojë lehtë.
Përbri një fotoje të Yamal, Pedrit dhe Raphinhas me fanellën e “Los Colchoneros”, Atletico Madrid shkruan: “Here ëe go! I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën tonë për transferim: 4 bileta për koncertin e nesërm të Bad Bunny, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli. Presim me padurim përgjigjen e tyre për të përgatitur ‘njoftimin’”, tha klubi në Tëitter.
“Dhe mos harroni, na u deshën vetëm pesë minuta për të krijuar këtë mashtrim. Jetojmë në një kohë ku realiteti mund të shtrembërohet. Mos i besoni gjithçkaje që shihni, veçanërisht nëse lidhet me Barçën ”, postoi ai në llogarinë e tij në Instagram së bashku me imazhe të Lamine, Pedri dhe Raphinha me fanellën bardhekuqe.
Për të përfunduar të gjithë këtë seri mesazhesh, Atlético Madrid u bë serioz: “Jo, Atlético Madrid nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë. Megjithatë, në muajt e fundit kemi vuajtur nga një fushatë shpifjesh kundër njërit prej lojtarëve tanë.
Rrjedhje informacioni në shërbim të vetvetes, lajme të rreme, mungesë respekti të vazhdueshëm, versioni i Barcelonës i makinës që shpik histori, telefonata para përballjeve të drejtpërdrejta… Por sigurisht, nuk do të na shkonte ndërmend të kishim nënkryetarin e gjyqtarëve në listën tonë të pagave ose të përdornim favore politike për të regjistruar lojtarë. Respekt dhe Vlera”, shkruan Atletico.
Top Channel