E premte, 29 Maj 2026
19:21
Gjendet një peshkaqen i ngordhur në bregdetin e Vlorës

Një peshkaqen i ngordhur është gjetur në bregdetin e Vlorës, pranë shëtitores Lungomare, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve që konstatuan kafshën ujore të pajetë në vijën bregdetare.

19:05
Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës i ka kërkuar zyrtarisht dy kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, që brenda 30 ditëve të zgjidhin ngërçin mes tyre në mënyrë që të vijojë puna për përfundimin e veprës.

19:00
SHBA “leksion” ndaj parave të pista, trajnim nga OPDAT për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasada Amerikane njofton se autoritetet ligjzbatuese të SHBA-së po bashkëpunojnë me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

18:58
Presidenti i Rusisë vë në dyshim origjinën e dronit që u rrëzua në Rumani, Putin: Kush tha që ishte rus, von der Leyen?

Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në dyshim origjinën e dronit që u rrëzua në një pallat në Rumani, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë ukrainas dhe jo rus.

18:37
“Rrugën e Arbrit donin ta bënin me pagesë”, Rama: Siç hapëm tunelin për në Dibër, do të hapim edhe atë drejt Bashkimit Europian

Rama ishte i pranishëm në Dibër për festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Gjatë fjalimit të tij ai bëri një paralelizim të Rrugës së Arbrit me rrugëtimin drejt BE-së.

18:18
“Një histori e fjetur rikthehet në vëmendje”, historiani Skënder Asani takon djalin e ish-konsullit Xhafer Belegu: Rol të çmuar në ruajtjen e vlerave ka edhe ambasadori Meidani

Doktori i shkencave historike në Maqedoninë e Veriut, Skënder Asani, ka ndarë një postim me tone historike dhe diplomatike pas takimit me Luan Belegun, djalin e ish-konsullit shqiptar Xhafer Belegu.

18:18
“Nuk bëjmë lojë me drejtësinë”, kryeministri akuza opozitës nga Dibra: Po mbështesim reformën pa kushte përtej kostove

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Dibër ngriti akuza edhe ndaj opozitës, ku u shpreh se ‘edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve ka shkatërruar fasadën e Kryeministrisë dhe kazanët e plehrave’.

17:53
U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, u sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash

Tre shtetas shqiptarë, të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Bolonjë, të akuzuar për trafik droge në bashkëpunim.

17:38
“Arsenali e meritoi titullin kampion”, Luis Enrique: Championsi do të jetë i yni, Hakimi dhe Mendes janë gati për të luajtur

Para finales së nesërme të Ligës së Kampionëve me Arsenalin, ka folur trajneri i PSG, Luis Enrique. Ai shprehet se skuadra e tij është më e motivuar se kurrë, teksa shprehet se Arsenali në këtë moment është skuadra më e fortë angleze dhe meriton vëmendje të madhe. Ai lajmëroi edhe rikuperimin e dy titullarëve Hakimi dhe Mendes.

17:23
“Ekipet e Premier League gjithnjë të fortë”, kapiteni i PSG, Marquinhos: Enrique i ka rregulluar gjërat, jemi të uritur për një tjetër Champions

Nesër në 21:00 PSG dhe Arsenali sfidojnë njëra-tjetrën për të përcaktuar fituesen e Champions league të këtij edicioni. Para kësaj sfide te PSG ka zgjedhur të flasë kapiteni Marquinhos.

17:15
“Vendimi përfundimtar për marrëveshjen sot”, Trump: Bllokada detare ndaj Iranit po hiqet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një postim në rrjetet sociale se do të mbajë një takim të premten në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë për të marrë vendimin përfundimtar mbi një marrëveshje me Iranin.

17:10
Autobusi i shkollës përplaset me një makinë në Siçili/ Plagosen 13 persona, mes tyre dy nxënës në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Siçili të Italisë ku një autobus shkolle u përplas me një automjet dhe më pas u përmbys në anë të rrugës.

17:05
Dosja/ Arrestimi i grupit të Igli Kamberit, si u dokumentua dorëzimi i 33 mijë euro nga Katania përmes përgjimeve telefonike

Pas vendosjes së masave nga Gjykata e Posaçme për grupin e Igli Kamberit, sa i përket personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, hetimet e SPAK kanë zbuluar detaje të reja nga përgjimet telefonike.

16:59
“Vrima e Djallit” zgjohet sërish, fenomeni i rrallë i vorbullës së fuqishme tërheq vëmendjen dhe bëhet virale

Një fenomen natyror i rrallë dhe mbresëlënës është regjistruar në zonën e njohur si Vrima e Djallit, në Kolumbinë Britanike të Kanadasë, ku rrjedhat e fuqishme të ujit krijuan një vorbull gjigante rrotulluese që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

16:58
Udhëzimi mbi trajtimin hormonal në QSUT, reagon Ilir Meta: Shëndeti nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë, zgjedhin të financojnë falas…

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar.

16:43
Tragjedi në Skoci/ Adoleshenti humb jetën në ujëvarë gjatë valës së të nxehtit, viktima e 12-të në Britani

Një djalë adoleshent në Skoci është bërë viktima e 12-të e lidhur me incidentet ujore gjatë valës së fundit të të nxehtit që ka përfshirë Britaninë e Madhe.

16:42
“I vura ultimatum…”, Khloé Kardashian habit me rrëfimin për Tristan Thompson për më shumë fëmijë

Khloé Kardashian ka bërë një zbulim surprizues për marrëdhënien me ish-partnerin e saj Tristan Thompson, duke treguar se ishte ajo që e bindi yllin e NBA-së t’i nënshtrohej një vazektomie.

16:33
“Nuk i besojmë garancive dhe deklaratave verbale”, Ghalibaf: Duam veprime konkrete, nuk do të ndërmarrim asnjë hap nëse SHBA-ja nuk vepron e para

Kryenegociatori iranian, Mohammad Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në platformën X se Teherani nuk u beson garancive dhe deklaratave verbale të amerikanëve, por do të gjykojë mbi bazën e veprimeve konkrete.

16:20
Erdogan lexon Kuranin në Aja Sofia në ditën e rënies së Kostandinopojës/ Marshime, lutje dhe aktivitete në Turqi

Turqia po përkujton sot 573-vjetorin e Rënies së Kostandinopojës nga Perandoria Osmane, me një sërë aktivitetesh dhe ceremonish në të gjithë vendin.

16:09
Dyshohet se spiunoi në favor të një shërbimi inteligjent iranian, arrestohet 46-vjeçari grek në Britani

Një shtetas grek, 46 vjeç, është arrestuar në Britani nën dyshimet për spiunazh në favor të një shërbimi inteligjent që besohet të jetë iranian.

15:55
Përçarje brenda Brazilit/ Neymar akuzohet se po mban ‘peng’ kombëtaren, ish-yllit të PSG i jepet afat deri para nisjes së Botërorit

Superylli brazilian Neymar, 34 vjeç, është përfshirë në një debat të madh pas zbulimit se ai ka fshehur seriozitetin e lëndimit të tij, vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026.

15:54
Forcat tokësore të Izraelit avancojnë në operacionin në Libanin jugor, gjenerali izraelit: Jemi në nivel të lartë gatishmërie edhe ndaj Iranit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se trupat tokësore të Izraelit po avancojnë dhe po operojnë në Libanin jugor.

15:49
Më i miri këtë sezon në Serie A, Dimarco nuk i kursen ironitë: Ia dedikoj atyre që më thanë se kisha mbëruar

Futbollisti italian Federico Dimarco ka reaguar pas fitimit të çmimit MVP të Serie A, duke e cilësuar këtë moment si arritjen më të madhe të karrierës së tij deri më tani.

15:42
Përfshihet nga flakët treni në Nju Jork, plagosen 5 persona, 100 zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka shpërthyer në New York në një vagon treni pranë Stacionit Penn, duke lënë të plagosur pesë persona, sipas autoriteteve lokale.

15:32
Zbulohet një nga propozimet e Berishës, reperi i njohur kandidat për Këshillin Kombëtar të PD

Reperi i njohur Stresi ka zbuluar një nga propozimet e bëra nga Sali Berisha, kandidimin për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

15:30
Dea Film rikthen kinemanë, 40 filma nga 25 vende, festivali synon të afrojë publikun me kinemanë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air rikthehet në edicionin e 13-të në datat 1-5 qershor, nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura”, që synon të afrojë publikun me kinemanë.

15:26
Video/ “Refuzova 15 milionë dollarë”, modelja më e pasur e portalit për të rritur nxjerr zbuluar yllin e NBA: Kam vlera morale, kufijtë e mi…

Sophie Rain, modelja 21-vjeçare dhe krijuese përmbajtjesh në OnlyFans me fitime që tejkalojnë 71 milionë euro, ka bërë një deklaratë surprizuese për publikun.

15:25
Prodhimi vendas po shtohet, në tregun e Lushnjës perimet dhe frutat e stinës po tregtohen më lirë në këtë periudhë

Tregu i shumicës së frutave dhe perimeve në Lushnjë, i njohur si nyja kryesore e furnizimit për të gjithë Shqipërinë, po përballet me luhatje të ndjeshme të çmimeve në këtë prag sezoni.

15:22
Nga një parcelë prove, Kukësi “zbulon” mjedrën, fermeri synon tregun me frutin e kuq

Kjo është parcela e parë dhe e vetme e mjedrës në Kukës. Artan Hallaçi, në fshatin Përbreg, në një sipërfaqe toke prej 3 dynymësh, një vit më parë vendosi të mbjellë manaferrën e kuqe. Si fillim, ai testoi nëse kjo tokë mund të rriste frutin e mjedrës. Dhe rezultati është ky që shihni sot.

15:14
Udhëzimi mbi trajtimin hormonal në QSUT, zv.ministrja e Shëndetësisë: Është dokument orientues, nuk rekomandon nisjen e trajtimit në fëmijëri

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, sqaroi sot se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

15:12
Morën peng dhe dhunuan një 20-vjeçar për t’i grabitur 6 mijë euro/ Në pranga 30-vjeçari në Gjirokastër, dy bashkëpunëtorët e tij të arrestuar më herët

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi disa ditë më parë bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij morën peng dhe dhunuan një 20-vjeçar për t’i marrë 6 mijë euro.

14:53
Masat për sezonin veror, ministri Lamallari: Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm, nuk do të ketë asnjë tolerancë

Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

14:48
Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët

Një zjarr ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonës me pisha.

14:42
Video/ A janë ndarë Mateo me Brikenën? Reagon Ed Manushi: E pyeta ish-banorin, tha flasim vetëm për…

Ditët e fundit, në rrjet kanë nisur thashethemet për një ndarje të mundshme mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit.

14:00
Zelensky paralajmëron Evropën pas dronëve rusë në Rumani: Informacionet e inteligjencës tregojnë se Rusia po përgatit sulm të ri

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e reja nga inteligjenca tregojnë se Rusia po “përgatitet për një sulm të ri masiv”.

13:44
Dështoi në sezonin e parë me Milanin, Ardon Jashari shihet si zëvendësues te rivalët zikaltër

Atalanta ka nisur lëvizjet e para në merkato për të forcuar mesfushën, ndërsa klubi po përgatitet për një periudhë ndryshimesh të rëndësishme në skuadër.

13:41
“I gjithë populli ushtar”, kryeministri Kurti: Për Kosovën, sistem mbrojtjeje si Finlanda

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mendon se më i përshtatshëm për Kosovën mund të jetë një model mbrojtjeje gjithëpërfshirëse, dhe largimi nga ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

13:34
Dronët rusë në Rumani, reagon NATO e OKB: Pasoja të paparashikueshme e të rrezikshme

Një dron rus, i përdorur në sulmet ajrore gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në qytetin rumun të Galatit duke shkaktuar dy të plagosur lehtë, duke detyruar evakuimin e disa banorëve, e mbi të gjitha duke ngjallur frikë nga goditja e një vendi anëtar të NATO-s.

13:26
Negociatat për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, mediat iraniane: S`ka marrëveshje me SHBA-në, as memorandum mirëkuptimi

Nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, raportojnë mediat shtetërore iraniane, të cilat hedhin poshtë  pretendimet e disa agjencive ndërkombëtare se ka një dakordësi mes dy vendeve për fundin e konfliktit.

13:21
Bëhuni gati për plazh! Fundjavë me temperatura të larta, çfarë parashikon moti për ditët në vijim

Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët.

13:15
Zjarri me 16 viktima dhe 73 të plagosur në Kenia, autoritetet arrestojnë 8 studente që dyshohet se planifikuan zjarrvënien

Autoritetet keniane kanë arrestuar 8 studente femra me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në lidhje me zjarrin që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një konvikt shkolle me konvikt vajzash, ku humbën jetën të paktën 16 persona, tha të enjten Departamenti i Hetimeve Penale i policisë.

13:05
Ashpërsim i rregullores për provimet e maturës shtetërore, ministrja Kumbaro: Çdo pajisje elektronike, rreptësisht e ndaluar

Në konferencën e sotme për mediat që mbahet vetëm pak ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro sqaroi detaje nga organizimi i punës për mbarëvajtjen e provimeve, ndërsa vuri theksin tek ashpërsimi i rregullave me qëllimin për të garantuar një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.

12:56
Zyrtare/ U largua nga Egnatia para fundit të sezonit, Edlir Tetova prezantohet te klubi i ri i Superiores

Teuta ka njoftuar sot emërimin e Edlir Tetovës si trajnerin e ri të ekipit, duke vulosur rikthimin e tij në pankinën e skuadrës durrsake.

12:55
Komedia e Camolettit/ “Sonte do të darkojmë në shtrat” mbërrin në Gjirokastër, të qeshura pafund në teatër

Në skenën e Teatri Zihni Sako u shfaq komedia brilante e autorit Marc Camoletti, një nga emrat më të njohur të teatrit komik botëror dhe autori i suksesit të famshëm Boeing Boeing.

12:52
Muzikë klasike në Lezhë, koncerti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura u mirëprit nga publiku

Mbrëmja e së enjtes solli në qytetin e Lezhës tingujt e muzikës klasike, përmes koncertit të organizuar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.

12:48
Lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve, SPAK çon për gjykim tre punonjës policie

Tre ish-shefa policie do të gjykohen për llogari të SPAK nga Gjykata e Posaçme si të akuzuar për trafik droge, grup kriminal dhe shpërdorim detyre.

12:41
“Katarsis”, një udhëtim shpirtëror që të fton në reflektim/ Shpat Deda vjen me koncertin e tij në Top Channel dhe TAR!

“A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial.

12:28
Nis fushata në Kosovë/ Kurti, Hamza e Abdixhiku startojnë garën për zgjedhjet e 7 qershorit, në “sulm” që ditën e parë

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të shtatë qershorit.

12:26
Ministri Hoxha pritet në Romë nga zv.kryeministri Tajani: Italia, një nga mbështetëset më të forta të së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit sot nga zv.kryeministri italian, Antonio Tajani.

12:22
Berisha ankohet te Komisioni i Venecias për 11 majin: PS kishte 2700 herë më shumë para nga buxheti se PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias.

12:20
“Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë Celsius/ Evropa Perëndimore përballet me një valë të fortë të nxehti

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të nxehti, ndërsa Portugalia regjistroi temperaturën më të lartë të muajit maj në historinë e saj, me 40.3 gradë Celsius të matur në qytetin Mora.

12:16
“Qeverisja jonë ishte kalimi nga epoka e gurit dhe drurit në epokën digjitale”/ Rama: Përdorimi i agjentëve të AI për shpejtësi dhe integritet profesional

Gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve në vend, kryeministri Edi Rama u ndal tek ndryshimet teknologjike që kanë ndodhur në vend.

12:11
Takim me delegacionin e Venecias, Balla: Reforma zgjedhore sipas standardeve europiane

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, në kuadër të hartimit të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

11:56
Nga Kuvendi i rithemelimit tek ai i ripërtëritjes, zbulohet slogani i Partisë Demokratike për ditën e nesërme

Ditën e nesërme në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Kuvendi Kombetar i Partisë Demokratike.

11:55
“Po dalin disa lajme se kemi falur Zvërnecin”, Rama: Ajo është tokë private ‘dem baba dem’, shteti aty nuk ka asgjë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

11:49
Platforma Albanian Digital Solution, Rama: AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi, ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend, foli për rrugëtimin e AKSHI-t.

11:40
“Farsa më e shëmtuar ndonjëherë”/ Takimi me delegacionin e Komisionit të Venecias, Berisha: I tregova për armiqësinë e institucioneve me opozitën

Grupi Parlamentar i PD-së, së bashku me liderin e opozitës, Sali Berishën, zhvilluan një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias.

11:35
Çështja e prishjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shpall të pafajshëm zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Çështja e bujshme e prishjes së një pallati nga tërmeti në Kombinat, u njoftua me masa për disa zyrtarë të bashkisë dhe IMT, por këtë të premte, Gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm nga të gjitha akuzat, Aurel Boriçin.

11:02
Analiza e Financial Times/ Lufta në Ukrainë ka hapur një ‘vrimë të zezë’ në ekonominë ruse, ja sa do i kushtojnë shpenzimet ushtarake këtë vit Kremlinit

Shpenzimet e Rusisë për luftën në Ukrainë pritet të tejkalojnë buxhetin e këtij viti me rreth 2 trilionë rubla (28 miliardë dollarë), duke e detyruar Kremlinin të marrë në konsideratë shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve në vitet e ardhshme, sipas një letre të cituar nga Financial Times.

10:47
Debutimi i Maran në stolin e Kombëtares, UEFA vendos arbitra shqiptarë për miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun

Kombëtarja shqiptare do të ketë gjyqtarë vendas për dy ndeshjet miqësore të qershorit, që zhvillohen në “Arenën Kombëtare”.

10:22
“Armët e tyre po përdoren ndaj Rusisë”/ Kremlini kërcënon Europën: Gabimi më i madh që po bën është refuzimi i dialogut me ne

Kremlini ka deklaruar se Evropa nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin në Ukrainë, duke argumentuar se kontinenti po qëndron pranë Kievit.

10:19
Dronët rusë godasin tre anije tregtare që kalonin në Detin e Zi, zjarr dhe dy të plagosur në flotiljen turke

Tre anije tregtare të huaja që operonin në korridorin detar të Detit të Zi u sulmuan nga dronë rusë natën e 29 majit, sipas Zëvendëskryeministrit ukrainas dhe Ministrit të Rehabilitimit dhe Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve, Oleksiy Kuleba.

10:08
Mungonin prokurorët, Gjykata e Posaçme shtyn sërish seancën për Benet Becin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për Benet Becin dhe të pandehurit e tjerë.

10:04
Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonat e Pauleshit dhe Peqinit, ku janë përplasur dy automjete.

10:03
U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se…

Jerasimo Korkuti 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri 27 vjeç nga Konispoli, janë dy të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjen së një pakistanezi dhe pas ndjekjes episodike në Athinë ku mjeti i tyre “BMW” u përplas me disa mjete të tjera.

09:54
“Këlliçi mund t’i marrë vendin Nokës”/ Mustafaraj në “Top Story”: Pritet për t’u parë nëse do të ketë garë, hierarkinë e PD-së e vendos Berisha

Gazetari Juxhin Mustafaraj foli në “Top Story” për ndryshimet në Partinë Demokratike.

09:53
Shpërthimi i Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos, kreu i OBS: Mendoj se mund ta ndalojmë përhapjen e mëtejshme të virusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë siguroi dje, menjëherë pas mbërritjes së tij në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, se epidemia aktuale e Ebolës, e cila po e godet rëndë vendin, mund të trajtohet në mënyrë efektive, por autoritetet shëndetësore po hasin vështirësi në ndalimin e përhapjes së saj.

09:50
Video/ Pamje dramatike, momenti kur raketa e kompanisë së Jeff Bezos shpërthen para lëshimit në ajër

Një raketë New Glenn e kompanisë Blue Origin shpërtheu gjatë një testi tokësor të njohur si “hotfire” në mbrëmjen e së enjtes në Stacionin Hapësinor të Forcave Ajrore në Cape Canaveral, Florida.

09:41
Dronët rusë godasin Rumaninë, reagon Kaja Kallas: Moska nuk mund të cenojë hapësirën ajrore europiane dhe të shpëtojë pa u ndëshkuar

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, paralajmëroi të premten se Rusia nuk duhet të lejohet të shkelë hapësirën ajrore europiane “pa pasoja”.

09:21
“I rraskapitur dhe i zhgënjyer”/ Largimi i Modric nga Milani është i pashmangshëm, kroati drejt rikthimit te… Reali

Fundi i aventurës së Luka Modric te Milani duket tashmë i pashmangshëm.

09:19
Shpërthen rezervuari me substancë kimike në një fabrikë letre në Uashington, 8 viktima dhe disa të plagosur

8 persona kanë humbur jetën nga shembja e një rezervuari kimik në një fabrikë letre në Uashington.

09:11
Lufta në Lindjen e Mesme, Donald Trump: Nëse marrëveshja me Iranin nuk është e favorshme për ne, atëherë…

Donald Trump ka deklaruar se çdo marrëveshje me Iranin do të varet nga arritja e një “marrëveshjeje të mirë” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa negociatat mes dy vendeve po intensifikohen dhe tensionet ushtarake në Gjirin Persik mbeten të larta.

08:42
Mbahet në Tiranë ‘Mëngjesi i Lutjeve të Europës Juglindore”, të pranishëm Fatmir Mediu e kryeparlamentari Niko Peleshi

Në Tiranë u zhvillua ‘Mëngjesi i Lutjeve i Europës Juglindore’, me moton “Faith and Liberty”, e organizuar nga një grup deputetësh, të drejtuar nga Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

08:29
Dy të plagosur nga sulmi rus në bllokun e apartamenteve në Rumani, zëdhënësi i NATO-s: Dënoj pakujdesinë e Rusisë

Një zëdhënës i NATO-s ka dënuar “pakujdesinë e Rusisë” dhe deklaroi se aleanca do të forcojë mbrojtjen ndaj kërcënimeve ajrore, përfshirë sulmet me dronë.

08:20
Britania i beson Inteligjencës Artificiale verifikimin e emigrantëve të paligjshëm, ja si do të funksionojë/ Reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut: Mizore!

Një sistem i njohjes së fytyrës me Inteligjencë Artificiale do të përdoret nga viti i ardhshëm në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për të identifikuar emigrantët e rritur që pretendojnë se janë fëmijë.

08:04
Dronët rusë shkatërruan apartamentet në Rumani, Ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmin: Plagosi civilë, përfshirë një të mitur

Ministria e Jashtme shqiptare ka dënuar sulmin me dronë rusë që preku Rumaninë gjatë natës.

08:02
Si u kthyen yjet e Realit, prej 186 milionë eurosh, në spektatorë të Botërorit 2026

Vera e ëndrrave që u kthye në një makth Kur Reali i Madridit shpenzoi mbi 186 milionë euro gjatë verës së vitit 2025, e gjithë bota e futbollit e ndoqi me habi.

07:58
Ishte nisur për në Ukrainë, por përfundoi në territoret rumune/ Dronët rusë bien mbi bllokun e apartamenteve në Rumani, plagosen dy persona

Një dron rus, i përdorur në sulmet gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë apartamentesh në lindje të Rumanisë, duke plagosur dy persona dhe shkaktuar zjarr, njoftuan autoritetet rumune.

07:49
Netanyahu nuk ka ndërmend të zbatojë armëpushimin në fuqi, urdhër ushtrisë izraelite: Dua 70% kontroll në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të zgjerojnë kontrollin mbi Rripin e Gazës deri në 70% të territorit, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake pavarësisht armëpushimit në fuqi.

07:37
Në prag të arritjes së marrëveshjes SHBA-Iran, reagon JD Vance: Jemi shumë afër, do të vazhdojmë të punojmë

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e armëpushimit dhe nisjen e negociatave mbi programin bërthamor iranian, por disa pika kyçe mbeten ende të pazgjidhura, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

07:32
Lamtumira e “Zotave”, pse ky Botëror do të na bëjë të gjithëve të qajmë

Ka një ndjesi të çuditshme që vërtitet në ajër teksa Kupa e Botës 2026 merr jetë.

07:19
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e premte do të sjellë në vendin tonë vijimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët.

07:00
“Praktika mashtruese”/ Hetim i thelluar ndaj FIFA-s, Botërori i SHBA-së rrezikon të njolloset para startit!

Pak javë para startit të Kupës së Botës 2026, telashet për FIFA-n duket se sapo kanë filluar.

00:27
Argjentina, Messi do të luajë Botërorin e tij të 6, Lionel Scaloni lë jashtë skuadre Franco Mastantuono

Argjentina është skuadra e radhës që ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluarve që do të shkojnë në Botëerorin e kësaj vere për të mbrojtur titullin e fituar përpara 4 vitesh në Katar.

E enjte, 28 Maj 2026
23:50
Marash Kumbulla rrëfehet për ‘Mundo Deportivo’: Nuk i meritoj fjalët e Demichelis. Ky sezon, i vështirë për mua

Sezoni i sapo përfunduar nuk ka qenë një sezon i lehtë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i cili ishte në radhët e Mallorca ku u transferua në formë huazimi nga Roma. Futbollisti kuqezi që ishte një element i rëndësishëm te Espanyol në sezonin 2024-25, te Mallorca u përçmua nga trajneri Demichelis.

23:10
Milani “noton” në para, por mbetet pa drejtues! Kur suksesi në zyra nuk vlen asgjë përpara dështimit në fushë, ja sa fituan kuqezintjë me vendin e pestë

Sezoni 2025/26 i Serie A ka ulur siparin duke konfirmuar zyrtarisht renditjen përfundimtare dhe ndarjen e parave për klubet italiane.

22:47
“Luftë” mes mjekëve për Neymar! Federata e nxjerr jashtë Botërorit, Santos reagon ashpër: “Nuk është e vërtetë!”

Klubi i Santos ka ndezur një debat të madh me një komunikatë zyrtare, duke dalë hapur kundër vlerësimit mjekësor të Kombëtares Braziliane (CBF) mbi kohëzgjatjen e dëmtimit të yllit të tyre, Neymar Jr.

22:46
Jahti luksoz i Mark Zuckerberg ankorohet në Seattle, Meta pushon nga puna mbi 1,400 punonjës

Jahti superluksoz “Launchpad”, i lidhur me CEO-n e Meta, Mark Zuckerberg, është ankoruar në Seattle mes kritikave të forta publike, në një moment kur kompania po vazhdon shkurtimet masive të vendeve të punës.

22:40
Sulo përplaset ashpër me Dudushin në “Top Story”: PD-ja e hëngri, i’u mor vula/ Gazetari: A nuk ishin bashkëpunëtorët që ia morën?!

Dy gazetarët, Alban Dudushi dhe Arion Sulo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, për situatën politike brenda Partisë Demokratike.

22:31
Pochettino te Milani? Trajneri “ndez” merkaton me deklaratën e fundit: “Unë jo, por agjentët e mi…”

Mauricio Pochettino ka thyer heshtjen lidhur me zërat që e lidhin atë me stolin e Milanit për sezonin e ardhshëm.

22:19
Vendimi i papritur/ Luka Modrić tërhiqet nga futbolli i luajtur pas Botërorit 2026

E ardhmja e një prej mesfushorëve më të mëdhenj të historisë moderne të futbollit duket se ka marrë një kthesë drastike.

22:12
Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzim të ri që hap për herë të parë mundësinë e trajtimit me terapi hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar. Shërbimi do të ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe do të mbulohet nga fondet publike.

22:04
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vienë, dënohet me 15 vite burg 21 vjeçari austriak

Një 21-vjeçar austriak, i identifikuar si Beran A, është dënuar me 15 vite burg pasi pranoi se kishte komplotuar një sulm xhihadist gjatë një koncerti të Taylor Swift në Vjenë, në kuadër të turneut “Eras” në gusht të vitit 2024.

21:48
“Berisha ka bërë i pari opozitën e opozitës”, analisti Shehu në “Top Story”: Sinjalet kanë qenë të qarta që më përpara

Analisti Redi Shehu u shpreh në “Top Story” se kreu i demokratëve Sali Berisha “ka qenë i pari që ka bërë opozitën opozitë”.

21:46
“Dua të largohem te Barcelona”, Julian Alvarez njofton zyrtarisht klubin e Atletico Madrid për dëshirën e tij

Barcelona është kryefjala e merkatos në këtë fund sezonit. Katalansit dhe Julian Alvarez duket çdo ditë e më pranë njëri-tjetrit, teksa gazetari Fabrizio Romano njofton më të rejat e fundit.

21:32
Top Story/ “PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP”, Aulon Kalaja zbulon propozimet e bëra te Këshilli Kombëtar: Ne duhet të ndajmë mendjen me kë jemi

Aulon Kalaja në emisionin Top Story, u shpreh se ka kërkuar që Partia Demokratike të zhvendoset më djathtas politikisht.

21:31
Ferrari prezanton “Luce”, supermakina elektrike shkakton stuhi reagimesh dhe kritika të forta

Ferrari ka prezantuar zyrtarisht “Luce”, makinën e parë plotësisht elektrike në historinë e kompanisë italiane, por modeli i ri ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe në botën e automobilizmit.

21:21
Barcelona nuk përmbahet, tani hidhet në sulm edhe për Bernardo Silvën

Bernardo Silva gjithnjë ka qenë një objektiv i merkatos për Barcelonën. Futbollisti portugez gjithnjë është pëlqyer nga presidenti Laporta dhe drejtuesit e tjerë të klubit që në fakt e kërkuan edhe përpara 3 vitesh kur në stol ishte Xavi Hernandez. Por në atë kohë Bernardo Silva vendosi të rinovojë me Manchester City.

21:00
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

21:00
Fiks Fare/ “Rikonstruksion me kokë ulur”, banorët në Laç nuk futen dot në pallat pa përplasur kokën në hyrje

Një pallat në lagjen nr. 3 të qytetit të Laçit, i dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, është rikonstruktuar me probleme serioze, duke ngritur shqetësime të mëdha te banorët.