Milani “noton” në para, por mbetet pa drejtues! Kur suksesi në zyra nuk vlen asgjë përpara dështimit në fushë, ja sa fituan kuqezintjë me vendin e pestë
Mauricio Pochettino ka thyer heshtjen lidhur me zërat që e lidhin atë me stolin e Milanit për sezonin e ardhshëm.
Tekniku argjentinas ka dhënë një përgjigje që ka lënë vend për shumë interpretime, duke mos e përjashtuar një kalim të mundshëm në “San Siro”. Emri i Mauricio Pochettinos po qarkullon me të madhe në korridoret e merkatos si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Kuqezinjve. I pyetur së fundmi nëse ka pasur kontakte konkrete me klubin italian, ish-trajneri i Chelsea-t dhe PSG-së ka zgjedhur të luajë “me dy porta”, duke krijuar menjëherë një hipe të madh te tifozët kuqezi.
Kur gazetarët e pyetën drejtpërdrejt nëse ishte takuar personalisht me drejtuesit e Milanit, përgjigja e tij ishte një “Jo” e prerë. Megjithatë, skenari ndryshoi plotësisht kur pyetja u zhvendos te përfaqësuesit e tij ligjorë.
“Agjentët e mi? Mund të jetë e mundur, sepse ata duhet të bëjnë punën e tyre,” u shpreh Pochettino me një buzëqeshje diplomatike, duke lënë gjithçka të hapur.
Top Channel