Radja Nainggolan del në gjyq në Belgjikë, kërkohet 2 vjet burg për të
Kreu i klasifikimit është 5 pikë larg, ndërkohë që merkatoja e janarit hapet pas 1 muaj e gjysmë, por që është prej kohësh në mendjen e drejtuesve të Milanit.
Gerry Cardinale është gati të hapë sërish portofolin pas investimit prej 150 milionë eurosh të bërë në sesionin e fundit; Gila, Gonçalo Ramos, pra, nuk do të jenë një rast i izoluar.
Portugezi, që kushtoi 75 milionë euro, deri tani i ka tradhtuar pritshmëritë. Në këtë pikë, klubi ka vendosur që të sjellë në skuadër një tjetër sulmues për ta vendosur përkrah Ramos dhe kandidatët janë dy; Nicolò Tresoldi i Bruges dhe Felipe Moreira de Sousa Endrick i Realit të Madrid. Sulmi i Milanit do të jetë frontal dhe kompania e re e krijuar nga RedBird do të kontribuojë për të rritur potencialin e klubut në merkato. Është ende herët për të folur për shifra, por Milani nuk ka ndërmend të tërhiqet pas. Tresoldi apo Endrick, gjithçka do të varet nga Milani, por jo vetëm.
Italo-argjentinasi i Brugge është 22 vjeç dhe ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje(1 gol çdo 94 minuta). Kushton 60 milionë euro dhe pengesa e vërtetë është pikërisht klubi belg që dëshiron ta shesë më një çmim shumë të shtrenjtë dhe pas një viti.
Ndërsa për Endrick, ndryshon diskutimi, por jo vlerësimi. Sulmuesi 20 vjeçar po luan shumë pak te Reali i Madridit(141 minuta aktivizim dhe 1 gol i shënuar). Endrick është i etur për të luajtur dhe klubi merenges, pasi e bllokoi gjatë verës, tani mund të hapet ndaj transferimit të futbollistit duke ruajtur të drejtën e riblerjes së futbollisti sipas modelit të ndjekur për Nico Paz me Como.
Raportet e mira mes Milanit dhe agjencisë që mbron interesat e brazilianit që ndiqet edhe nga Roma dhe gjysma e Evropët, mund të mos jenë thjesht një detaj. Gjuetia për sulmuesin e ri është hapur dhe diçka do të lëvizë edhe në prapaskenë. I preferuari i Amorim mbetet Gonçalo Inacio i Sporting Lisbonë, por lista mund të zgjatet ashtu siç rritet dhe dëshira e Cardinales për të qenë aktivë në merkato.
Top Channel