Atalanta ka nisur lëvizjet e para në merkato për të forcuar mesfushën, ndërsa klubi po përgatitet për një periudhë ndryshimesh të rëndësishme në skuadër.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, një nga emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje është mesfushori i Milanit, Ardon Jashari.

Interesi i klubit nga Bergamo vjen në një moment kur pritet largimi i Ederson, i cili është shumë pranë transferimit te Manchester United, duke krijuar një boshllëk të rëndësishëm në mesfushë. Për këtë arsye, drejtuesit e Atalantës kanë nisur të shqyrtojnë alternativat për zëvendësimin e tij.

Mes emrave të përmendur është edhe Jashari, i cili në sezonin e tij të parë në Serie A nuk arriti të shfaqë plotësisht potencialin e tij, edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë që e mbajti për një periudhë të gjatë jashtë fushave. Pavarësisht kësaj, talenti i tij vazhdon të vlerësohet dhe shihet si një investim afatgjatë për mesfushën e Atalantës.

Sipas “Sportitalia”, diskutimet fillestare mes dy klubeve mund të nisin në ditët në vijim, ndërsa gjithçka do të varet nga vendimet e Milanit për të ardhmen e lojtarit dhe strategjia që do të ndjekë klubi kuqezi në merkato.

Top Channel