Dronët rusë godasin Rumaninë, reagon Kaja Kallas: Moska nuk mund të cenojë hapësirën ajrore europiane dhe të shpëtojë pa u ndëshkuar

29/05/2026 09:41

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, paralajmëroi të premten se Rusia nuk duhet të lejohet të shkelë hapësirën ajrore europiane “pa pasoja”.

“Rusia ka kohë që nuk respekton më kufijtë. Moska nuk mund të lejohet të cenojë hapësirën ajrore europiane pa u ndëshkuar”, deklaroi Kallas në një postim në rrjetin social X.

Ajo shtoi se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë zotuar të rrisin presionin ndaj Rusisë, të shtojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë më shumë në gatishmërinë mbrojtëse të Europës.

Deklaratat e saj vijnë pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qytetin Galati të Rumanisë gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit rumun.

Incidenti ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë në rajon dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit përtej territorit ukrainas.

Top Channel