Një dron i prodhuar në Ukrainë, i krijuar për të evakuuar trupat e plagosura drejtpërdrejt nga fushëbeteja, ka kryer tashmë misione të suksesshme shpëtimi, sipas zhvilluesit të tij. Ai ofron një mënyrë të re për të nxjerrë të plagosurit nga zonat e vijës së frontit, të cilat janë gjithnjë e më të izoluara për shkak të minave, dronëve armiqësorë dhe terrenit të vështirë. Sipas prodhuesit "Skyfall", droni i evakuimit "Stargate" mund të transportojë një ushtar të plagosur me shpejtësi deri në 105 kilometra në orë, në distanca deri në 15 kilometra. “Kërkesa për të pasur një dron të tillë në vijën e frontit lindi nga dëshira për t'u dhënë ushtarëve në vijën e frontit një mundësi evakuimi në rastet kur metodat e tjera janë të pashpresa ose të pazbatueshme”, thotë një zëdhënës i SkyFall. Ai shpjegon se është dashur një vit për të realizuar stargate, që është edhe droni i parë ajror i krijuar posaçërisht për të evakuuar trupat nga vija e frontit.