Nën presionin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan Donald Trump mund të ndërmarrë sulme bërthamore ndaj Iranit brenda kësaj jave, ka paralajmëruar komentatori konservator Tucker Carlson. Carlson, dikur mik e tani kritik i Trumpit, deklaroi të dielën në platformën X se Netanyahu i ka bërë presion Trumpit që të rifillojë luftën amerikano-izraelite kundër Iranit. Ai pretendoi se ka gjasa që Trump të sulmojë objektin nëntokësor iranian në "Pickaxe Mountain" (Malin Pickaxe), pranë Natanzit.