Zbulohet një nga propozimet e Berishës, reperi i njohur kandidat për Këshillin Kombëtar të PD
Gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve në vend, kryeministri Edi Rama u ndal tek ndryshimet teknologjike që kanë ndodhur në vend.
Rama tha se Inteligjenca Artificiale po përdoret gjerësisht, përfshirë përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE.
“Faza e parë e qeverisjes sonë ishte kalimi nga epoka e gurit dhe drurit në epokën digjitale, me krijimin e platformave. Faza e dytë ishte digjitalizimi shërbimeve, tani jemi në fazën e tretë që është faza e administratës inteligjente. Nuk fola se çfarë komponentësh të AI ka në kompanitë që kam lart, por dua të them që sot ne kemi nisur jo vetëm projektin e madh të transformimit revolucionar të transformimit të Ministrive, por edhe të futjes së agjentëve me AI në nivelin e parë të qeverisjes.
Kemi filluar me Ministritë dhe sektorët e financave edhe shërbimet juridike të Ministrive, për të kaluar në përdorimin e agjentëve të AI për t’i dhënë shpejtësi dhe integritet profesional edhe një cilësi të gjitha akteve që lidhet me financat dhe shërbimet juridike. Po e përdorim gjerësisht AI në përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE. Po e përdorim AI në tatime gjerësisht.
E gjithë kjo është çfarë ka të bëjë me një shtet i cili funksionon mbi teknologjinë, i cili duke funksionuar mbi teknologjinë bëhet një shtet më efikas për qytetarin, por nga ana tjetër që ne të shkëlqejmë në vijimësi duhet që i gjithë kositemi i novacionit të ngrihet në një nivel tjetër”, tha Rama.
Top Channel