Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal
Dy gazetarët, Alban Dudushi dhe Arion Sulo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, për situatën politike brenda Partisë Demokratike.
Sipas Sulos vendimi i SHBA-së për ta shpallur Berishën non grata e solli PD-në në këtë situatë. Ndër të tjera Dudushi u shpreh se nuk mund ta largojnë kreun e PD-së nëse ai nuk do.
Arion Sula: Nuk humbi Rama në 2009 dhe nuk iku.
Alban Dudushi: Ishte duke ikur Rama.
Arion Sula: Ishte duke ikur por u kthye, nuk ikën njeri nga partitë në Shqipëri. Ajo që jam duke thënë se në qoftë se i kemi këto parti të kryeartit, unë po them që do të shkojnë pas kryetarit. Demokracia në Shqipëri të thash që është e çalë, e mbaruar, nuk kemi demokraci.
Alban Dudushi: Atëherë për çfarë po flasim?
Arion Sula: Këtu mbahen për shkak të rregullave dhe normave demokratike. E hëngri PD-ja.
Alban Dudushi: Ti thua njëra e hëngri, si e hëngri?!
Arion Sula: Vazhdo bërtit. Ti nuk llogarit faktet që asaj partie i’u mor vula, partisë i morën vulën.
Alban Dudushi: A nuk ishin bashkëpunëtorët që ia morën?!
Arion Sula: Fitilin e ndezi Yuri Kim me non gratën që ishte totalisht e padrejtë.
Alban Dudushi: Ti nuk e ke idenë që ajo parti ashtu është sepse ashtu e bënë. Nuk e heqin gjyshin nga cepi i vatrës do e mbajnë aty derisa t’u shembet shtëpia.
Arion Sula: Ti kape atje ku them unë, çfarë ndodhi ose pse u shpall non grata?
Alban Dudushi: Ta ka thënë ai ta ka shkruajtur e zeza në të bardhë. Minim i demokracisë, korrupsion.
Arion Sula: 10 fish i ka Rama.
Alban Dudushi: Mbase ia bëjë edhe atij, po ia bëjnë këtij një herë.
Arion Sula: Vendimi non grata e solli këtë situatë këtu.
Alban Dudushi: Nuk e nxjerr dot tjetrin nga shtëpia e tij me dhunë nëse nuk do, këtë po bën Berisha. Po të tjerët pse nuk dalin të bëjnë shtëpitë e tyre.
Arion Sula: Ç’punë ka një ambasadoreshë të shkojë të thotë hiqe njërin e të vërë tjetrin, me politikën.
Top Channel