Një depozitë uji me kapacitet 5 tonë është rrëzuar nga taraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” në Fier, si pasojë e erës së fortë gjatë mbrëmjes së djeshme. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona në afërsi, duke shmangur kështu një incident me pasoja të mundshme të rënda.