Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Komisioneren Për Zgjerimin, Marta Kos u shpreh se viti 2027 do të jetë viti i Shqipërisë. Rama theksoi se do të plotësohen të gjitha detyrat pikë për pikë dhe nuk do të lihet asgjë mangët. Duke bërë një paralelizëm me vendet fqinje, Rama u shpreh se Shqipëria e nisi si vendi i fundit, por sot është e para më pranë anëtarësimit.