Takimet speciale me modelen ne burg, flet avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuese e tij
Donald Trump ka deklaruar se çdo marrëveshje me Iranin do të varet nga arritja e një “marrëveshjeje të mirë” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa negociatat mes dy vendeve po intensifikohen dhe tensionet ushtarake në Gjirin Persik mbeten të larta.
“Nëse marrëveshja nuk është e favorshme për ne, atëherë kjo është rruga që do të na çonte drejt rifillimit të armiqësive”, tha Trump gjatë një interviste për Fox News, e cila pritet të transmetohet gjatë fundjavës.
Ai shtoi se iranianët “janë negociatorë të shkëlqyer”, duke nënvizuar vështirësinë e bisedimeve diplomatike.
Komentet e Presidentit amerikan vijnë në një moment kur negociatorët amerikanë dhe iranianë raportohet se kanë arritur një memorandum paraprak 60-ditor. Megjithatë, marrëveshja ende nuk ka marrë miratimin përfundimtar nga Trump.
Top Channel