“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë në dyshim origjinën e dronit që u rrëzua në një pallat në Rumani, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë ukrainas dhe jo rus.
“Kush thotë se është një dron rus? Kush saktësisht?Ursula von der Leyen. Epo, ajo nuk shkoi në Rumani, nuk kreu një hetim. Ajo nuk shqyrtoi rrënojat e dronit”, tha Putin.
Më herët, autoritetet rumune deklaruan se një dron plagosi dy persona në një qytet në juglindje të vendit, gjatë një sulmi rus gjatë natës ndaj Ukrainës fqinje.
Putin u tha gazetarëve se sapo ishte informuar për incidentin dhe shtoi se nuk dihet ende se çfarë lloji droni ishte.
Ai argumentoi gjithashtu se mbetjet e dronit duhet t’i dorëzohen Rusisë, në mënyrë që Moska të kryejë një hetim të pavarur mbi incidentin.
Top Channel