Ashpërsim i rregullores për provimet e maturës shtetërore, ministrja Kumbaro: Çdo pajisje elektronike, rreptësisht e ndaluar Kjo është parcela e parë dhe e vetme e mjedrës në Kukës. Artan Hallaçi, në fshatin Përbreg, në një sipërfaqe toke prej 3 dynymësh, një vit më parë vendosi të mbjellë manaferrën e kuqe. Si fillim, ai testoi nëse kjo tokë mund të rriste frutin e mjedrës. Dhe rezultati është ky që shihni sot.
“Kjo është mjedra e Kukësit, frut i bukur dhe në plantacionin tonë ka rezultuar me një kualitet tepër të lartë dhe shije tepër të mirë. Sa për ta testuar kemi provuar 3 dynym tokë dhe do ta shtojmë sipërfaqen pasi ka një prodhim të konsiderueshëm”, tha fermeri Artan Hallaçi.
Fruti i mjedrës ka një kultivim të gjerë në Kosovë, ndërsa në Shqipëri parcelat numërohen me gishtat e dorës. Ajo që dimë deri më tani është se produkti po sjell fitime të mira për të dyja palët.
“Mjedra është shumë e mirë pasi ka fibra, është e pasur me hekur, të gjitha vlerat kuruese dhe momentalisht e freskët po shitet me 10 mijë lekë të vjetra. Synimi është që të rrisim prodhimin e të shkojmë drejt një tregu të mirëfilltë, siç janë supermarketet”, tha fermeri Artan Hallaçi.
Por para se të arrish te dita e vjeljes, mundi i fermerit është i madh, pasi çdo ditë kjo bimë e vogël duhet ujitur dhe pastruar. Por Artani thotë se lodhja justifikohet me fitimin.
Top Channel