Sulo përplaset ashpër me Dudushin në “Top Story”: PD-ja e hëngri, i’u mor vula/ Gazetari: A nuk ishin bashkëpunëtorët që ia morën?!
Gazetari Juxhin Mustafaraj foli në “Top Story” për ndryshimet në Partinë Demokratike.
Ai u ndal tek pozicionet Brenda partisë, teksa deklaroi se nuk dihet ende nëse do të ketë garë mes Flamur Nokës dhe Belind Këlliçit për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.
“Drafti është miratuar, thjesht ngelet për tu votuar në kuvendin e PD-së. Praktikisht Berisha para disa ditësh e konsideron veten si njeri të zgjedhur në krye të PD-së për shkak të referendumit. Edhe këto lista që i propozon Berisha do të kalojnë në një proces votimi. Pavarësisht se i ka propozuar kreu PD-së, do të kalojnë të votohen.
Berisha forcon pozitën e vet, njerëzit afër tij gjithashtu do të kenë pozicione të forta. Zonja Vokshi nëse rikonfirmohet pa votë, e thamë nga 2009 nuk ka një proces që ajo të zgjidhet në krye të Lidhjes Demokratike të Gruas. E vetmja pikëpyetje lidhet me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, ka zëra nëse do të ketë një zhvendosje të Nokës dhe kandidimit të Këlliçit për këtë pozicion.
Por ky mbetet sërish atribut i zotit Berisha sepse dhe hierarkinë e partisë do t’i propozojë ai. Pritet për t’u parë nëse do të ketë garë. Herën e fundit nuk ka pasur një garë, pra të ketë dy kandidatë”, tha Mustafaraj.
Top Channel