“Veliaj, çelësi për zgjedhjet e Tiranës”/ Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri në Top Story: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manastirliu dështoi

23/11/2026 21:45

Debati për drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe zgjedhjet e ardhshme lokale është në fokus të diskutimit në emisionin “Top Story” me Grida Dumën.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Halit Valteri, komentoi situatën politike në kryeqytet, duke kritikuar drejtimin e bashkisë, sipas tij, nga Ogerta Manastirliu dhe duke e cilësuar Erion Veliajn si figurën kyçe për betejën elektorale në Tiranë.

Valteri: Fatkeqësia është që gjashtë muaj para zgjedhjeve të mos ketë një kandidat nga PS.

Basha: Ata dolën me Manastirliun, por zgjedhjet dështuan.

Valteri: Bashkia u drejtua me drejtorë të vendosur nga Ogerta si drejtuese politike. Drejtorë që e lanë Tiranën në kushte të vështira, çka tregoi se ajo dështoi. Veliaj është në qeli, po bën një luftë dhe Kushtetuesja e ka lënë në detyrë. E njëjta drejtësi e syrgjynos dhe e lë në krye të bashkisë nga ana tjetër. Ne sot flasim për letrat e Veliajt, por këto gjashtë muaj që drejton ai kemi një Tiranë më të pastër, por të paktën kthejnë shkresa. Kishte 1600 lejë ndërtimi për çati e rrethime pa dhënë, kishte një nënkryetar që merrte 2 mijë lekësha. E krahasuat me Blushin, por në betejën për Tiranën ka vetëm një çelës dhe ai është Veliaj, askush nuk e fiton dot pa të. Të dalin, ta provojnë.

Top Channel