“Berisha ka bërë i pari opozitën e opozitës”, analisti Shehu në “Top Story”: Sinjalet kanë qenë të qarta që më përpara

28/05/2026 21:48

Analisti Redi Shehu u shpreh në “Top Story” se kreu i demokratëve Sali Berisha “ka qenë i pari që ka bërë opozitën opozitë”.

Shehu u shpreh se sinjalet kanë qenë të qarta që më përpara nga opozita, duke shtuar se Berisha që nga 2021 ka folur për modernizimin e PD-së, por vetë vijon të jetë në krye të partisë.

“Sinjalet kanë qenë të qarta që më përpara. Berisha në 2021 filloi të famshmen foltore dhe të njëjtat simptoma, po të dëgjosh Berishën janë për modernizimin e partisë. Kthehemi tek 2021 esenca e foltores ishte riorganizimin, sepse ajo parti nuk është funksionale me kryetarin që u vetëzgjodh.

T’i nuk mundesh të vish në qeveri nëse nuk ndërton një pushtet që të jetë përballë partisë që drejton. Ku e kemi ne llogaridhënien në këtë statut? Kjo është në vënie në skenë e cila na jep përshtypje që ndryshohet herë pas here, thjesht ndërrohen disa emra, por mentaliteti është i njëjtë, esenca është e njëjtë.

Sot mezi i bëjnë 40 mijë anëtarë. Ka një problem midis idesë së popullit opozitar dhe demokrat. Që këta të bashkohen bashkë në masën opozitare, që përkthehet më pas në fitore. Këtu nëse kanë konsensus për humbje dhe fitore kanë një konsensus të përbashkët.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, ka pasur raste që i kam pasur përballë edhe Berishën. Unë dihet që jam i djathtë, Berisha ka bërë i pari opozitën opozitë në 2021, me foltoren dhe me vepra, ajo që është më e rendë është që më 8 janar ka bërë opozitën e opozitës“, tha Redi Shehu.

Top Channel