Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur

29/05/2026 10:04

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonat e Pauleshit dhe Peqinit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve, i cili është një person i mitur.

Të dy janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Autoritetet policore po vijojnë veprimet për hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe për të siguruar qetësinë dhe sigurinë në zonë.

Top Channel