Pas një operacioni të koordinuar nga oficerët e policisë nga Departamenti i Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Kosturit në Greqi, një shtetase greke 34-vjeçare dhe një shtetas shqiptar 38-vjeçar u arrestuan mbrëmjen e së martës për trafikim të një sasie lëndësh narkotike. Në kuadër të veprimeve hetimore, autoritetet greke njoftojnë se ndaluan një makinë që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë pranë Kosturit. Makina drejtohej nga shtetësja greke 34-vjeç dhe një pasagjer 38-vjeçar shqiptar. Gjatë një kontrolli u konstatua se ata po transportonin së bashku 2 çanta udhëtimi që përmbanin gjithsej 18 pako me marijuanë, me një peshë totale bruto prej 18 kg e 800 gramë.